Home  |  Impressum  |  Sitemap
Quelle: pexels.com

Aftësimi dhe shkollimi profesional

Pse me duhet një aftësim profesional?

Për të mos punuar vetëm punë ndihmëse, është e rëndësishme të kihet një Aftësim profesional. Në Gjermani ka shumë Profesione që fitohen përmes Aftësimeve profesionale. Për ta filluar një Aftësim profesional duhet të keni një përfundim të shkollimit “Hauptschulabschluss” (pas përfundimit të klasës se nëntë), përafërsisht me klasën e nëntë në Kosovë, por për disa profesione kërkohet edhe „Mittlere Reife“ (që nënkupton një kualifikim pjekurie- Nuk ekziston përkthim adekuat, pra pas klasës se 10-të) e për disa profesione kërkohet edhe niveli i përgjithshëm i shkollës se mesme (matura pas klasës se 12-të apo 13-të).

Si funksionon Aftësimi profesional në Gjermani?

Forma me e shpeshtë e Aftësimit profesional në Gjermani është Aftësimi në ndërmarrje e që emërtohet si Sistemi dual i Aftësimit. Emërtohet kështu pasi që realizohet ne dy vende- në Firmë dhe në shkollë profesionale. Një Aftësim profesionalë zgjatë prej 2 deri 3 vite e gjysmë. Tek Aftësimi profesional në firmë, kandidati që e përcjell aftësimin merë edhe pagë, apo kompensim aftësimi. Në rast të diplomimit mundet të punoi në vendin ku është realizuar aftësimi. Përveç kësaj mundet edhe të absolvohet në një shkollim profesional. Shkollimi profesional zgjatë 1 deri 3 vite e gjysmë

 

 

Informatat me të detajuara për temën Aftësimi profesional, për disa profesione, pastaj kërkesat për diplomim, apo sistemet e aftësimeve përkatëse, e tj. i gjeni këtu.