Home  |  Impressum  |  Sitemap
Quelle: pexels.com

Qëndrimi për një aftësim profesional

Në qoftë se ju dëshironi të kryeni një aftësim profesional në Gjermani, lidhur me këtë mund të iu lëshohet një leje e qëndrimit (§17 Aufenthaltsgesetz). Pas mbarimit të suksesshëm të aftësimit, leja e qëndrimit mund të vazhdohet deri në një vit për të kërkuar një vend pune.

Nëse e përfundoni aftësimin profesional me sukses, jeni duke punuar në profesion si kuadro profesional dhe mund të financoni shpenzimet e juaja për jetesë, e keni mundësinë të qëndroni edhe më tej në Gjermani (§ 18 Aufenthaltsgesetz në lidhshmëri me § 6 pjesa 1 e Beschäftigungsverordnung).

Nëse ju e keni të përfunduar një shkollim profesional apo aftësim profesional, ju mund të bëni njohjen/pranimin e atij shkollimi/aftësimi në Gjermani. Lidhur me këtë shih: Njohja e kualifikimeve.

Keni parasysh: Nëse ju kërkoni njohjen/pranimin e një kualifikimi profesional të jashtëm në Gjermani, vetëm për disa profesione të caktuara të cilat janë në mungesë, ekziston mundësia, që lidhur me këtë të fitoni të drejtën e një vize dhe një të drejtë qëndrimi në Gjermani (shih Qëndrimi për punën në një profesion aftësimi).