Home  |  Impressum  |  Sitemap
Quelle: pexels.com

Vizë për bashkëshortët e shtetaseve gjerman

Bashkëshortet, fëmijët e mitur të shtetaseve gjerman si dhe njëri nga prindërit i një të mituri gjerman, kanë të drejtë për kërkese të dhënies së vizës për bashkim familjar dhe më pas për leje të qëndrimit.
Vizën mund ta marrin edhe ata persona të cilët menjëherë pas hyrjes në Gjermani, martohen me një shtetas gjerman/e (vizë për qëllim të lidhjes së martesës).

Bashkëshorti/Bashkëshortja e një shtetasi gjerman merr lejen e qëndrimit nën parakushtet vijuese:
  • Bëhet fjalë rreth një martese të vlefshme: Martesa është vetëm tani e vlefshme, nëse të dy partnerët janë të martuar njëri me tjetrin dhe mund ta paraqesin një certifikatë martese. Është edhe e mundshme ta marrësh një vizë për lidhje të martesës, atëherë duhet ta vërtetoj zyra e gjendjes civile në Gjermani, që lidhja e martesës të mund të zhvillohet pas hyrjes në Gjermani. Për këtë duhet të parashtrohen dokumentet e nevojshme për lidhje të martesës në zyrën e gjendjes civile.
  • Bëhet fjalë rreth bashkëjetese bashkëshortore: Duhet të planifikohet zhvillimi i ecurisë të një bashkëjetese bashkëshortore në Gjermani. Qendra përgjegjëse e vizave dhe enti i të huajve kontrollojnë saktësisht a bëhet fjalë rreth një “martese fiktive” apo të një “martese e detyrueshme”. Shpeshherë ndodh që aplikuesi të intervistohet në qendrën përgjegjëse të vizave dhe njëkohësisht të intervistohet edhe partneri/ja ose i fejuari/e fejuara në entin për të huaj në Gjermani. Përmes intervistimit konstatohet se sa njihen partnerët njëri me tjetrit dhe se a bëhet fjale për një lidhje serioze.
  • E posedon A1 – Njohurit e gjuhës gjermane: Viza për bashkim familjar lëshohet vetëm atëherë nëse mund të dëshmohen njohuritë elementare
    të gjuhës gjermane të nivelit A1, për këtë duhet të kalohet provimi tek Goethe-Institut, Telc, OSD ose tek TestDaF. Këtu mund ti gjeni.
  • Financimi i sigurimit të ekzistencës është i siguruar: Nëse një person është i martuar me një shtetas gjerman, është e mundur marrja e vizës dhe e leje qëndrimit edhe kur bashkëshorti apo partneri nuk ka të ardhura financiare të mjaftueshme. Sipas ligjit funksionon tërheqja e bashkëshortit/bashkëshortes tek një shtetas gjerman, edhe nëse merr “përkrahje sociale”. Në praktik mund të ndodh që enti i të huajve ta miratoj vizën më lehtë nëse mund të dëshmohet se si sigurohet, sigurimi i ekzistencës prej të hyrave vetanake. Andaj ne ju preferojmë para aplikimit për vizë përmes një qender këshillimi, të kontaktoni me entin për të huaj për t'u informuar se çka ju nevoitet, për lejim të vizës.
    Udhëzim: Që nga viti 2007 mund të kërkohen dëshmi përkatëse për të hyrat e mjaftueshme financiare të bashkëshortit, për të jetuar në shtetin e bashkëshortit. Edhe të hyrat financiare të Juajat që do ti merrni në Gjermani, mund të kërkohen. Kjo rregull është ligjërisht e kontestueshme; Nga aspekti praktik është e logjikshme/e mundur të paraqiten dëshmi përkatëse për të hyrat financiare nga dytë.
  • Pasaportë e vlefshme: Për marrjen e vizës ose marrjen e lejes së qëndrimit në Gjermani nevojitet një dokument i udhëtimit i cili është së paku 1 vit i vlefshëm. Është më e leverdishme të parashtrohet kërkesa për një periudhë kohore më afatgjate.
  • Nuk ka ndalesë të hyrjes: Në çoftë se një person ka qenë ndonjë herë në Gjermani apo në ndonjë shtet të Shengenit (p.sh. në kontekst të procedurës së azilit), i njëjti nuk lejohet që të jetë dëbuar, gjithashtu nuk lejohet që t’i është bërë depërtimi, pasi që në këto raste ekziston një ndalës hyrjeje. Nëse një person pas refuzimit të leje qëndrimit është kthyer “vullnetar”, për këtë kryesisht është pa problem, në çoftë se nuk ka ardhur deri të një “dëbim”. Nëse dikush nuk ka vepruar në përputhje me një kohë të caktuar kohor, një ndalim hyrje gjithashtu mund të jepet që nga gushti 2015. Për azilkërkuesit nga të ashtuquajtura “vende të sigurta” (vendet e Ballkanit Perëndimor), prej gjysmës së 2015 refuzimi i azilit është “dukshëm i pabazuar” (edhe pjesërisht duke pritur për vendimin) lidhet me një ndalesë të hyrjes. Në raste të këtilla duhet të kontrollohet së cili rast individualisht, se cilat “ndalesa të hyrjes” duhen të eliminohen. Edhe alarmet e shteteve të Shengenit nga vendet e tjera të EU-së në praktik mund të paraqesin problem (p.sh. tentimi i një hyrje ilegale apo të tejkalimit të afatit të vlefshmërisë së vizës).
  • Nuk na paraqitet ndonjë arsye e dëbimit: Nuk guxon të na paraqitet ndonjë arsye e dëbimit (diçka si rrezikimi i sigurisë publike, p.sh. për shkak të ndonjë krimi).
  • Të respektohet procedura e vizës: në çoftë se është planifikuar një bashkim familjar, por personi nuk ka hyrë në Gjermani me një vizë për bashkim familjar, ky person nuk mund të marr një leje të qëndrimit në Gjermani, nëse ai/ajo nuk i kanë plotësuar parakushtet tjera për vizë. Të njëjtin problem do ta ketë edhe ai person, në çoftë se p.sh me një vizë turistike apo me pasaportë të gjelbër hynë pa vizë ( për një qëndrim për vizitë deri në 3 muaj).

Është e rekomanduar, që qendrat tona të këshillimit të kontaktojnë paraprakisht autoritetet përgjegjëse për të huaj.