Home  |  Impressum  |  Sitemap
Quelle: pexels.com

Vizë për bashkëshortët e të huajve në Gjermani

Për bashkëshortët të cilët nuk janë shtetas të EU-së bashkimi familjar është vetëm atëherë i mundur, nëse bashkëshorti/ja që jeton në Gjermani kanë një leje qëndrimi të përhershme. Duhet të përmbushen parakushtet e § 30 të ligjit për leje qëndrim.
 
Bashkëshorti/bashkëshortja merr lejen e qëndrimit sipas parakushteve të më poshtme (jo e përmbyllur):
  • Bëhet fjalë rreth një martesë të vlefshme: Një martesë është e vlefshme, në çoftë se të dy partnerët janë të martuar njëri me tjetrin dhe mund ta paraqesin një çertifikatë të martesës. Gjithashtu e mundshme është, që ta marrësh një vizë për lidhje të martesës, atëherë duhet ta vërtetoj zyra e gjendjes civile në Gjermani, që lidhja e martesës të mund të zhvillohet pas hyrjes në Gjermani. Për këtë duhet të paraqiten dokumentet e nevojshme për lidhje të martesës në zyrën e gjendjes civile.
  • Bëhet fjalë rreth një bashkëjetese bashkëshortore: Duhet të planifikohet zhvillimi i ecurisë së një bashkëjetese bashkëshortore në Gjermani. Autoriteti përgjegjës i vizave dhe enti i të huajve kontrollojnë saktësisht a bëhet fjalë rreth një “martese fiktive” apo të një “martese e detyrueshme”. Shpeshherë ndodh që aplikuesi të intervistohet në qendrën përgjegjëse të vizave dhe njëkohësisht të intervistohet edhe partneri/ja ose i fejuari/e fejuara në entin për të huaj në Gjermani. Përmes intervistimi konstatohet se sa njihen partnerët njëri me tjetrin dhe se a bëhet fjalë për një lidhje serioze.
  • E posedon A1 – Njohurit e gjuhës gjermane: Viza për bashkim familjar lëshohet vetëm atëherë nëse mund të dëshmohen njohuritë elementare të gjuhës gjermane të nivelit A1, për këtë duhet të kalohet provimi te Goethe-Institut, Telc, ÖSD ose tek TestDaF.
  • Financimi i sigurimit të ekzistencës është i siguruar: Familja duhet të fitoj mjaftueshëm që të bëj bashkim familjar. Për të arritur këto të ardhura duhet të punoj bashkëshorti/ja ose personi që shpërngulet, pas mbërritjes në Gjermani ta ketë një vend pune. Si të ardhura llogariten shtesat e fëmijëve, duke përfshirë edhe kompensimet e fëmijëve dhe pagën prindërore. Këto të ardhura duhet të jenë më te larta se e ashtuquajtura ndihmë sociale (Hartz-IV-Regel-Sätze) duke llogaritur edhe shpenzimet e qerasë. Zyrat e këshillimit për migrim në Gjermani mund të ju ndihmojnë në këtë mënyrë për të llogaritur të ardhurat dhe për të përcaktuar nëse është mjaft e lartë.
  • Ka mjaftueshëm hapësirë banimi në dispozicion: Banesa duhet të jetë mjaftueshëm e madhe. Autoriteti për të huajt kërkon më së shumti 12 m2 hapësirë banimi për persona prej 2 vjetëve.
  • Pasaportë e vlefshme: Për marrjen e vizës ose marrjen e lejes së qëndrimit në Gjermani nevojitet një dokument i udhëtimit i cili është së paku një vit i vlefshëm.
  • Nuk ka ndalesë të hyrjes: Në çoftë se një person ka qenë ndonjë herë në Gjermani apo në ndonjë shtet të Shengenit (p.sh. në kontekst të procedurës së azilit), i njëjti nuk lejohet që të jetë dëbuar, gjithashtu nuk lejohet që t’i është bërë depërtimi, pasi që në këto raste ekziston një ndalës hyrjeje. Nëse një person pas refuzimit të leje qëndrimit është kthyer “vullnetar”, për këtë kryesisht është pa problem, në çoftë se nuk ka ardhur deri të një “dëbim”. Nëse dikush nuk ka vepruar në përputhje me një kohë të caktuar kohor, një ndalim hyrje gjithashtu mund të jepet që nga gushti 2015. Për azilkërkuesit nga të ashtuquajtura “vende të sigurta” (vendet e Ballkanit Perëndimor), prej gjysmës së 2015 refuzimi i azilit është “dukshëm i pabazuar” (edhe pjesërisht duke pritur për vendimin) lidhet me një ndalesë të hyrjes. Në raste të këtilla duhet të kontrollohet së cili rast individualisht, se cilat “ndalesa të hyrjes” duhen të eliminohen. Edhe alarmet e shteteve të Shengenit nga vendet e tjera të EU-së në praktik mund të paraqesin problem (p.sh. tentimi i një hyrje ilegale apo falsifikimi i vlefshmërisë së vizës).
  • Nuk na paraqitet ndonjë arsye e dëbimit: Nuk guxon të na paraqitet ndonjë arsye e dëbimit (diçka si rrezikimi i sigurisë publike, p.sh. për shkak të ndonjë krimi).
  • Të respektohet procedura e vizës: në çoftë se është planifikuar një bashkim familjar, por personi nuk ka hyrë në Gjermani me një vizë për bashkim familjar, ky person nuk mund të marr një leje të qëndrimit në Gjermani, nëse ai/ajo nuk i kanë plotësuar parakushtet tjera për vizë. Të njëjtin problem do ta ketë edhe ai person, në çoftë se p.sh me një vizë turistike apo me pasaportë të gjelbër hynë pa vizë (për një qëndrim për vizitë deri në 3 muaj). Është e rekomanduar, që qendrat tona të këshillimit të kontaktojnë paraprakisht autoritetet përgjegjëse për të huaj.
 
________________________________________________________

1 Nuk zbatohet për anëtarët familjar të shtetasve të një shteti anëtar të Bashkimit Evropian, të Zonës Ekonomike Evropiane (Norvegjia, Islanda, Lihtenshtajni) dhe Zvicër; për këto shtete zbatohen rregullat ose dispozitat e lëvizjes së lirë, disa prej të cilave janë më të favorshme. Informatat shtesë i gjeni nën menynë Bashkëshortët nga shtetasit e BE-së, Unionit evropian, Bashkëshortët nga Zvicra.