Home  |  Impressum  |  Sitemap
Quelle: pexels.com

Gjejeni qendrën e juaj të këshillimit

Nën këto faqe mund të gjeni qendrat e duhura për migrim në Gjermani. Struktura e këshillimit është komplekse, për së cilin Bundesland ka karakteristika të veçanta. Qendrat e migrimit për këshillim të rrjetit të shoqatave për mirëqenie (Diakonie, Caritas, mirëqenie e punëtoreve, Kryqi I Kuq Gjerman, rrjeti i shoqatave për mirëqenie) janë të specializuara rreth çështjeve të migrimit. Te qendrat e migrimit për këshillim punojnë punëtor social kompetent dhe pedagog social, të cilët mund të ju ndihmojnë rreth pyetjeve tuaja. Qendrat e këshillimit janë të pavarura nga qeveria. Këshillimi është falas dhe e besueshme.

Këshillë të migrimit për emigrantet e rritur (MBE) dhe shërbimet e migrimit për të rinj (JMD).

Rreth Republikës Federale të Gjermanisë këshillimi për të rritur (MBE) dhe shërbimet e migrimit për të rinj (JMD) financohen përmes rrjetit të shoqatave për mirëqenie. Në çdo qytet dhe qark në Gjermani ka qendra për këshillim të migrimit për të rritur (MBE) dhe shërbime për këshillim për të rinj (JMD).

  • Këshillimi i migrimit për emigrantet e rritur ofron mundësi të shumëllojshme të këshillimit dhe ndihmës. Konsulentët e migrimit ju mbështesin menjëherë pas mbërritje tuaj në Gjermani dhe ndoshta edhe më herët. Për të gjitha çështjet dhe problemet mund t’i kontaktoni qendrat e këshillimit për migrim. Këshillimi është falas. Konsulentët e migrimit janë subjekt i besueshëm. Adresat e qendrave të këshillimit të migrimit për emigrantet e rritur (MBE) i gjeni në faqen e internetit të zyrës federale për migrim dhe refugjat (BAMF) këtu

  • Shërbimet e migrimeve për të rinj (JMD) i mbështesin veçanërisht emigrantet e rinj prej moshës 12 deri 27 vjet gjatë ndërrimit  të shkollës, aftësimit dhe shkollimit profesional, profesionit, dhe i shoqërojnë ata edhe gjatë kurseve të integrimit. Për këtë këshillohen edhe prindërit, të cilët kanë pyetje lidhur me edukimin dhe aftësimin profesional të fëmijëve të tyre. Natyrisht duke bashkëpunuar me institucionet tjera relevante. Qendrat e shërbimit të migrimit për të rinj (JMD) i gjeni këtu.

Këshillimi i migrimit ju ndihmon lidhur me temat në vijim:
  • Të mësuarit e gjermanishtes: (p.sh.: Ku mundem të mësoj gjermanisht? A duhet ta paguaj vetë kursin?) Këshillimi i migrimit ju ndihmon Juve për të gjetur kursin e përshtatshëm të gjuhës. Shpesh vijimi i kursit të gjuhës është falas, p.sh. Ju mund të jeni liruar nga shpenzimet e kursit të gjuhës
  • Shkolla dhe profesioni (p.sh. A do të njihet përfundimi im i shkollës dhe aftësimi ose shkollimi im? Si dhe ku do të gjejë punë?)
  • Ndihmon në raport me autoritet/pyetjet ligjore rreth qëndrimit (p.sh.  Cilave institucione duhet t’iu drejtohem? Cilat kërkesa mund të parashtroj?)Këshillimi  ju ndihmon Juve për të parashtruar kërkesa dhe për të shkruar letra (p.sh. për shtesa të fëmijëve, paratë e banimit, kërkesë për leje qëndrim etj.)
  • Martesa, Familja, Edukimi (p.sh. ndihmë për probleme personale, ndihmë financiare gjatë shtatzënisë)
  • Shëndeti (p.sh. Si e marrë një sigurim shëndetësor?)
  • Banimi (p.sh. Ku e gjejë një banesë?)
  • Oferta speciale (p.sh. takim për gra, mëngjes për gra, kurs të gjuhës për gra). Këshillimi ju ndihmon që të njoftoheni me gra të tjera, të cilat e flasin gjuhën e Juaj dhe që jetojnë që një kohë të gjatë në Gjermani. Këto gra mund të jenë një ndihmë e rëndësishme për Ju për tu vendosur dhe gjendur në Gjermani. Ju mund të njoftoni edhe gra të tjera, të cilat janë në situatën e njëjtë sikurse edhe Ju vetë.
Qendrat e këshillimit për migrim
në Baden-Württemberg
në Bayern: 
në Berlin: 
në Brandenburg: 
në Bremen:
në Hamburg: 
në Hessen: 
në Mecklenburg-Vorpommern: 
në Niedersachsen: 
në Nordrhein-Westfalen/Saarland/nördliche Pfalz: 
në Rheinland-Pfalz:
në Sachsen: 
në Sachsen-Anhalt:
në Schleswig-Holstein: 
në Thüringen: