Home  |  Impressum  |  Sitemap
Quelle: pexels.com

Këshilla praktike

Suksesi përmes aftësimit profesional dhe njohurive gjuhësore

Një vend të mirë pune me një pages mbimesatare e marrin parasëgjithash ata, të cilët mund të dëshmojn një kualifikim profesional dhe flasin mirë gjermanisht. Kush vjen në Gjermani pa kualifikim profesional, momentalisht ka gjasa të mira të gjejë një vend për aftësim profesional. Shumë ndërrmarrje kërkojn dëshpërimisht nxënës. Arsyeja është se në Gjermani përmes numrit të vogël të lindjeve bie edhe numri i personave që mbarojn shkollën dhe në anën tjetër çdo herë e më shumë të rinjët bëjnë maturën/abitur dhe studiojn. Pra, ia vlen që të fillohet me një aftësim me pages të ulët prej tri viteve dhe gjatë kësaj kohe të fitohen njohuri të mira të gjuhës gjermane. Mundësit, që ju të gjeni dhe të mbani një vend pune të mirë me pages të mirë do të jenë shumë më të mëdha.

Pa aftësim, pra si një fuqi punëtore e paarsimuar, ju fitoni më pak dhe keni siguri më të ulët.

Të ndihesh vendas përmes integrimit

Vendas ndihen njerëzit atëhere kur janë në kontakt me vendasit.

Kjo mund të arrihet p. sh. përmes fëmijve të tyre: në mbrëmjet e prindërve në kopshte fëmijësh dhe në shkollë ku prindërit njihen me prindërit e fëmijve tjerë. Ata mund të angazhohen pa pages (vullnetar) nëpër festa dhe evente të ndryshme. Në Gjermani ka numër të madh të klubeve, në të cilat Ju mund të antarsoheni, si në klube sporti. Ose Ju angazhoheni pa pages te Zjarrfikësit vullnetar. Një mundësi tjetër për të njohur tjerët janë kurset e shkollave të larta popullore, të cilat ofrohen në çdo vend me një pages të ulët.

Tatimi i të ardhurave anësore

Nëse dëshironi të fitoni para shtesë përveq pagës suaj, Ju mund të regjistroni një biznes. Ju i lajmëroni të ardhurat shtesë te zyra e financave, të cilat pastaj do të tatimohen.

Tatimi mbi të ardhurat ulet përmes deklarimit të shpenzimeve

Sistemi tatimor në Gjermani parasheh që Ju si punëmarrës mund të zbatoni disa shpenzime të caktuara në Zyren e financave. Nëse Ju p.sh. ndihmoni/mbështesni anëtar në vendlindjen tuaj dhe mund t'a dëshmoni këtë, kjo reduktohet tek tatimi mbi të ardhurat dhe tatimi mbi pagën i'u kthehet pas kërkesës tuaj.

Me vështërsi: Hapësira banimi të volitshme

Një sfid e madhe, veçanërisht në zonat e koncentruara të banimit është gjetja e hapësirave të volitshme të banimit. Mund të ndodhë shumë leht, që mbi gjysma e të ardhurave tuaja neto të shpenzohet për qira banimi dhe shpenzime anësore! Për këtë arsye informohuni paraprakisht sa janë çmimet e qirave në atë vend ku Ju dëshironi të jetoni.

Kujdes rastet e borxhit!

Një rrezik i madh në Gjermani është mbibroxhi. Për të mos hyrë në rastet e borxhit, Ju mund të hapni p.sh. një Konto bankare, tek e cila Ju nuk mund të hyni në minus, mirëpo mund të tërheqni vetëm aq para sa keni fituar. Të ashtuquajtuar ''Kredi mbitërheqjeje'' përveq tjerash nuk janë pa shpenzime: Ju paguani kamata të larta për ato!

Kërkoni këshilla për këto tema?

Ekipi i projektit të Diakonis ju ndihmon Juve, që në vendet e juaja të ardhme të banimit të gjeni kontaktin adekuat të autoriteteve këshilluese!