Home  |  Impressum  |  Sitemap
Quelle: pexels.com

Këshillime Online

Portali i këshillimeve online të projektit "Të arrish i përgaditur dhe i suksesshëm në Gjermani"

Përmes këtij portali online të këshillimeve, mund të komunikoni në menyrë të sigurt me qendrat e këshillimeve tona në Turqi, Kosovë dhe Bosne. Të dhënat elektronike barten në menyrë të koduar, prandaj nuk mund t përdoren apo të lexohen nga persona të tjerë. Sistemi ofron një masë te madhe të sigurimit të të dhënave. Për të përdorur këtë sistem, ju lutem klikoni linkun e mëposhtëm, pasi t'i keni lexuar udhëzuesin në gjuhën turke, shqipe apo serbe.

Çka duhet të bëni?
1. Regjistrimi dhe startimi i pytjës për këshillëNëse klikoni në linkun e mëposhtëm, kaloni direkt në faqën e regjistrimit.Ju lutem shënoni përmes hapësirës "Postleitzahl des Wohnortes" kodin postar pesë shifrorë të vendbanimit. Bëhet fjalë për vendbanimin, në të cilin jeton anëtari i familjës ne Gjerman, tek te cili do të shkoni. Nëse nuk e njiheni kodin postar, por emrin e qytetit, mund ta gjeni kodin postar përmes linkut: www.postdirekt.de/plzserver/. Nëse nuk e njiheni kodin postar, atëehere nuk keni nevoj ta shënoni kodin postar.Së fundi ju lutem shënoni një emër të log-init të cilin ju e zgjedhni tek hapësira "Loginnamen". Emri i log-init duhet të jetë së paku me 6 shkronja. Në rreshtin tjetër, ju lutem shënoni njërin nga passwordi-n e zgjedhur nga ana e juaj. (“Passwort”). Në rreshtin tjetër duhet ta përsëriteni të njëjtin password që të jesh i sigurt, që e keni shënuar passwordin e saktë.Ju mund të zgjidhni “emrin e përdoruesit” (Benutzername) dhe “emrin e Log-init” (Loginname) sipas dëshirës. Por ju duhet patjetër ta mbani në mend këto dy gjëra. Nëse ju më vonë dëshironi ta parashtroni një pyetje apo doni ta merrni përgjigjen e juaj, përsëri ju duhen këto dy gjëra. Ju lutem mbani sekret Emrin e Logi-init dhe Passowordin, që mos të ketë njohuri ndonjë person tjetër. Përndryshe ekziston rreziku që pyetja dhe përgjigja këshilluese të lexohet nga ndonjë person i huaj. Nëse anëtarë të familjes tuaj ju përkrahin në punën me kompjuter, as ata nuk duhet ta din Emrin e Login-it dhe password-it. Ju lutem ta keni parasysh që nëse mbahet diku shënime të këtyre dy gjërave mund të vije deri tek keqpërdorimi i tyre. Mund ta vazhdoni shënimin e pyetjes tuaj më poshtë, kjo funksionon njëjtë si në një program të e-mail-ave.Nën “Tema e pyetjes” (Betreff Ihrer Anfrage) ju lutem shënoni në formë të shkurt dy deri në tri fjalë kyçe se për çfarë bëhet fjalë në pyetjen e juaj.Nën “Pyetjen tuaj” (Ihre Anfrage) përshkruani në detaje problemin dhe pyetjen e juaj.Nëse e shtypeni “Dërgoje” (Absenden) kalohet pyetja e juaj direkt në menyrë të mbyllur në qendrën e këshillimit. Ju pastaj e merrni një konfirmin të pyetjes tuaj që është dërguar.Në këtë faqe ju parashtrohet një pyetje, se a dëshironi të merrni një konfirmim të e-mailit, nëse ju paraqitet një përgjigje lidhur me pyetjen e juaj. Në qoftë se e shënoni adresën e juaj, ju duhet të kyçeni herë pas herë në sistem, që të shikoni se a është paraqitur ndonjë përgjigje apo jo. Shënimi i një e-mail adrese nuk preferohet, nëse në atë e-mail kanë qasje edhe persona të tjerë, dhe që këto të dhëna ata nuk duhet të jenë në dijeni, që ju e përdorni sistemi online të këshillimit. Nëse e shënoni e-mail adresën e juaj, atëherë e merrni një konfirmim.
 
2. Të merrni përgjigjen 
Qendra e jonë e këshillimit tenton që të juaj kthej sa më shpejtë që është e mundur një përgjigje lidhur me pyetjen e juaj. Pasi që ne marrim vazhdimisht kërkesa të shumta dhe zhvillojmë takime këshilluese dhe biseda telefonike, nuk mundemi gjithmonë të juaj kthejmë përgjigjen në një afat të shkurtë kohor. Ne mundohemi që të pranoni një përgjigje sipas rregullave brenda dy deri në tri ditë pune. Në raste urgjente (veçanërisht kur bëhet fjalë për një dokument që ka skadim afati) atëherë ju lutem na kontaktoni direkt përmes telefonit.Për pranimin e përgjigjes tuaj, duhet të kyçeni përsëri në webfaqen me “emrin e log-init” (Loginname) dhe passwordin. Për t’u kyqur në sistem klikoni rreshtin me ternim “Login”.E shihni një fushë ku mund ta shënoni “emrin e log-init dhe passwordin” e juaj. Pastaj e shihni, se a është paraqitur një përgjigje dhe këtë mund ta lexoni. Edhe nëse ju jeni të njoftuar për paraqitjen e një mesazhi në e-mailen e juaj, ju duhet ta merrni atë në këtë mënyrë. Mesazhi i juaj nuk dërgohet në mënyrë automatike, kështu që të mos mund të qasen persona të huaj.Ju mund ti ju përgjigjeni mesazhit (klikoni në “Përgjigje”) apo të parashtroni një pyetje të re. Procedura e mëtutjeshme zhvillohet si tek përshkrimi i lartshënuar.
Çka duhet të vini re?
  • Një këshillim “Online” nuk mund ta zëvendësoj një këshillim individual. Sa më të sakta dhe detajuara të jenë të dhënat e juaja, aq më të mira dhe më të sakta mund të jenë edhe përgjigjet tona. Në shumë raste ne duhet të marrim informata shtesë, në mënyrë që të japim informatat e sakta. Përmes këshillimit online, mundë të konfirmojmë vetëm në mënyrë të kufizuar, se a jemi kuptuar saktë ndërmjet veti. Ju duhet patjetër të na kontaktoni personalisht së paku përmes telefonit.
  • Ne mundohemi, që pyetjeve të juaja, të ju përgjigjemi sa më mirë që është e mundur. Por ne nuk i dimë dhe nuk i shohim të gjitha gjërat. Andaj ju lutemi për mirëkuptim, që ne nuk japim përgjegjësi për formën e dhënë të këshillimit. Ju lutemi mbani sekret të dhënat e juaja për kyçje në sistemin e këshillimit online (emri i log-init dhe passwordi). Nëse nuk dëshironi që persona tjerë të lexojnë informatat e juaja këshilluese, atëherë ju lutem përdoreni ofertën tonë të këshillimit online. Se si mund të parashtroni një pyetje, mund të lexoni në faqen e mëposhtme.

Por edhe ju mund të na kontaktoni, përmes dërgimit të një e-mail, nëse dëshironi, që të jua kthejmë përgjigjen përmes e-mail-it (të dhënat nuk personale nuk janë të mbrojtura!). E-mail adresën nën Projektteam.