Home  |  Impressum  |  Sitemap
Quelle: pexels.com

Leja e qëndrimit për arsye familjare

Kush mund të vij në Gjermani për arsye familjare?
Çfarë parakushte duhet të parashtrohen?
 

Shtetasit nga Turqia, Kosova dhe Rusia, për hyrjen ne Gjermani duhet ta kenë një vizë dhe për qëndrim të mëtutjeshëm një leje të qëndrimit. Shtetasit e vendeve që nuk janë pjesë e BE-së, të cilët gëzojnë liberalizim të vizave (p.sh. Serbia, Bosnja, Maqedonia ose zotërues të pasaportës të gjelbër në Turqi), duhet të parashtrojnë kërkesën për vizë për qëndrim më afatgjate se 3 muaj.

Nëse ju dëshironi të qëndroni në Gjermani për arsye familjare, atëherë ju duhet një vizë për bashkim familjar për të hyrë në Gjermani. Nëse ju e keni një vizë të tillë, atëherë ju mund ta merrni lejen e qëndrimit për arsye familjare në Gjermani.
Rregulloret nën të cilat kushte ju mund të qëndroni në Gjermani si anëtarë i familjes së një shtetasi gjerman, ose përkatësisht i një shtetasi jo anëtare të shteteve të BE-së, gjeni ligjin e leje qëndrimit në §§ 27-36. Të rëndësishme janë dhe §§ 5, 10 & 11 i ligjit të leje qëndrimit.

Bashkëshortët e Gjermanëve
Bashkshortët e të huajëve në Gjermani
Bashkëshortët nga shtetasit e BE-së, Unionit evropian, Bashkëshortët nga Zvicra
Ribashkimi i fëmijëve
Prindërit e fëmijëve gjerman në Gjermani
 

Dëshironi të punoni në Gjermani, apo të përfundoni një aftësim dhe shkollim profesional? Atëherë shikoni këtu Aftësimi dhe profesioni, çka duhet të keni parasyshë.