Home  |  Impressum  |  Sitemap
Quelle: pexels.com

Njohja e studimeve

Nëse studimet janë bërë jashtë Gjermanisë, atëherë edhe kjo mund të vijë në konsideratë si kualifikim për profesione të caktuara dhe për këtë arsye duhet që të kontrollohet në procedurat e njohjes.

Për njohjen e studimeve dhe të provimeve përgjegjës është Universiteti përkatës. Tek drejtimet e studimeve, të cilat përfundojnë me provim shtetëror përgjegjës janë zyrat përkatëse të kontrollit të republikave. Këto kanë parasysh arsimimin paraprak të konkurruesve nga pikëpamja e klasifikimit të tyre në një drejtim në Gjermani. Informata për këtë jep Zyra Akademike për të huaj përkatësisht sekretariati i studentëve i Universitetit përkatës. Zyra Akademike për të huaj është gjithashtu përgjegjëse për aprovimin e drejtimeve Master dhe Promovimeve. Më shumë informata për këtë gjeni hier.

Kualifikimet e huaja universitare, të cilat nuk shpien te profesionet e rregulluara, nuk i rregullon Ligji federal për njohje. Absolventet dhe absolventët e këtyre drejtimeve studiuese munden direkt të konkurojn në tregut e punës gjerman. Për të pasur perspektiv më të mirë profesionale në Gjermani, ju keni megjithatë mundësin që kualifikimet e juaja universitare t'i vlerësoni nga Autoriteti Qëndror për arsimimin e huaj (ZAB). Më shumë informata për këtë gjeni hier.

Nëse njohja në raste veçanta vjen në konsideratë, kjo nuk është e lehtë për t'u vlerësuar. Në këso raste ju duhet të merrni ndihmë nga qendrat këshilluese kompetente, si p.sh. përmes këshilluesve në projektin "Të arrish i përgaditur dhe i suksesshëm në Gjermani", përmes qendrave këshilluese për migrim në Gjermani përkatësisht (në varësi të profesionit) edhe nga qendrat e specializuara këshilluese.

Informata tjera
Informata të përgjithshme për njohjen e kualifikimeve gjeni hier.