Home  |  Impressum  |  Sitemap
Quelle: pexels.com

Përfundimet e shkollimit

Njohja e kualifikimeve shkollore për qëllime studimi

Për të filluar studimet si i huaj në Gjermani, njeriu duhet t'i njoh procedurat gjermane të aplikimit për studime dhe duhet të kujdeset për njohjen e kualifikimeve paraprake shkollore.

  • Në Gjermani nuk ka provim pranues qendror universitar sikurse p.sh. në Turqi. Nëse e kaloni provimin e maturës (Abitur) fitoni automatikisht të ashtuquajturën e drejt për  pranim në universitet. Pastaj konkurroni për një drejtim në Universitet, të cilin dëshironi ta studioni (për disa drejtime ka sistem qendror të vlerësimit).
  • Nëse keni përfunduar shkollën jashtë Gjermanisë, atëherë Ju duhet të bëni njohjen e saj në Gjermani. Absolventët e shkollës 12 vjeçare të mesme të përgjithshme apo profesionale munden të regjistrohen direkt në Universitet. Për njohjen e kuafikimit shkollor të tyre dhe përfundimin e provimit pranues të përfunduar në Turqi Ju duhet të bëni edhe njohjen e të njëjtave tek Zyra Akademike për të huaj në Universitetin Gjerman, ku ju dëshironi të studioni.
Njohja e kualifikimeve shkollore për qëllime të aftësimit profesional ose punësim     
  • Nëse Ju dëshironi të bëni një aftësim profesional në Gjermani, i cili pre-supozon një kualifikim shkollor të caktuar, është me rëndësi që të bëni njohjen e tij. Por edhe nëse dëshironi të konkurroni suksesshëm për një vend të punës, mund të kërkohen kualifikimet e njohura. Vetëm atëher punëdhënësi i mundshëm mundet të dijë se cilat kualifikime shkollore sjellni ju me vete.
  • Për njohjen e kualifikimeve shkollore vendosin autoritet përkatëse të 16 Republikave. Autoritetet i gjeni këtu.
Informata tjera

Informata të detajizuara për njohjen e kualifikimeve shkollore i gjeni këtu.

Informata të detajizuara për njohjen e kualifikimeve shkollore për fushën e arsimit të lartë gjeni këtu.

Informata të përgjithshme për njohjen e kualifikimeve i gjeni këtu.