Home  |  Impressum  |  Sitemap
Quelle: pexels.com

Përfundimet profesionale

Njohja e kualifikimeve profesionale për qëllime të punësimit

Në Gjermani ka profesione dhe veprimtari, të cilat mund të ushtrohen vetëm me një leje të veçantë (të ashtuquajturat profesione të rregulluara). Kështu që si Mjek/Mjeke lejohet që të punoj vetëm kush posedon një leje të veçantë (aprovim apo leje për ushtrimin e profesionit). Në fushën e arti zanateve/mjeshtërive i lejohet vetëm atij personi të hap një ndërmerrje artizanale, i cili ka kualifikimin e  duhur si mjeshtër në profesionin adekuat.

  • Derisa ju dëshironi që të ushtroni një profesion, për të cilin njeriut i nevojitet domosdoshmërish një kualifikim adekuat dhe i njohur (profesione të rregulluara), Ju duhet që të aplikoni tek autoritetet kompetente për njohjen e kualifikimit adekuat.
  • Nëse dëshironi që të ushtroni një profesion, tek i cili njohja e kualifikimit nuk është e nevojshme (profesionet e parregulluara), njohja e e kualifikimit mund të jetë megjithatë e dobishme. Një punëdhënës i mundshëm do të dëshiron të Ju punësoj, nëse ai përmes një vërtetimi të njohjes së kualifikimit do t'a vërtetoj se çfarë kualifikimi keni. Përveq kësaj edhe niveli i pagës varet pjesërisht nga njohja e kualifikimit profesional

Ligji federal për njohje ka hyrë në fuqi me 01.04.2012. Me këtë ligj është e mundshme edhe për pjesëtarët e shteteve që nuk janë pjesë e BE-së, që tek profesionet ekuivalente ekzistuese të bëhet njohja e kualifikimit profesional nga autoritetet kompetente në Gjermani. Megjithatë në rastet konkrete duhet të shikohet gjithmonë nëse dhe deri në çfarë mase  është e mundur një njohje e till. Për shumë profesione, përgjegjëse për t'i vendosur rregullat ligjore janë Republikat. Ligjet e republikave për njohje kanë hyrë ndërkohë të gjitha në fuqi. Hier gjeni ligjin e republikave për njohje, i cili vlen për Ju.

Njohja e kualifikimit profesional vjen në konsiderim, nëse Ju përmes studimeve apo një shkollimi të rregullt keni fituar aftësitë për të ushtruar një profesion të caktuar. Nëse njohja në raste të veçanta vjen në konsiderim, kjo nuk është e lehtë për t'u vlerësuar. Në këso raste ju duhet të merrni ndihmë nga qendrat këshilluese kompetente, si p.sh. përmes këshilluesve në projektin "Të arrish i përgatitur dhe i suksesshëm në Gjermani", përmes qendrave këshilluese për migrim në Gjermani përkatësisht (në varësi të profesionit) edhe nga qendrat e specializuara këshilluese.

Hapat e verifikimit në vijim janë të dobishëm
  1. Para se të aplikoni për njohje, Ju duhet të mendoni se cilin profesion dëshironi ta ushtroni në Gjermani. përkatësisht cili profesion është adekuat për kualifikimin tuaj (i ashtuquajturi profesion referues) Kjo nuk është gjithmonë e thjeshtë për t'u vendosur, pasi që profesionet nga përmbajtja e tyre dhe aftësimi mund të jenë shumë të ndryshme. Tek  Anerkennungs-Finder ju mund të shikoni, se cilat profesione gjermane janë adekuate me kualifikimin tuaj profesional. Profesionet gjermane i gjeni gjithashtu hier.
  2. anerkennung-in-deutschland.de mund të shikoni, nëse Ju vetëm atëherë mund të ushtroni profesionin, nëse Ju për këtë keni leje speciale dhe cila formë e lejes i ’u nevojitet. Nëse ju duhet leje speciale, Ju mund të ushtroni profesionin vetëm me njohje.
  3. Ju gjithashtu aty mund të gjeni, cilat autoritete janë  përgjegjëse për vendimmarrje. Për shumë profesione përgjegjëse janë autoritetet qeveritare në 16 Republikat, për profesionet artizanale përgjegjëse janë odat e profesioneve, për profesionet industriale IHK-Fosa e Odes Industriale dhe Tregtare Gjermane. Në faqet e internetit të autoriteteve përgjegjëse Ju mund të gjeni shpesh edhe shumë informata tjera lidhur me procedurat dhe dokumentet e nevojshme. Kërkesën për njohje mund ta bëni edhe nga shtetet e huaja, nëse Ju mund të siguroni, që në Gjermani dëshironi ta ushtroni profesionin adekuat. Procedura është me pagesë. Tarifat dhe kostot janë pjesërisht shumë të larta. Nëse puna për autoritetet nuk është shumë e madhe, atëherë do të vendosen tarifa më të ulëta. Këtu Ju mundeni përmes një përgatitje të mirë të procesit të kurseni shpenzime të konsiderueshme.
  4. Nëse bëni një kërkesë për njohje të kualifikimit të huaj, autoriteti përgjegjës kontrollon nëse ekziston një e ashtuquajtur barasvlerë e kualifikimit tuaj me atë në Gjermani. Barasvlera mund të gjendet nëse ndërmjet aftësimit në shtetin e origjinës dhe aftësimit për profesionin adekuat në Gjermani nuk ekzistojnë dallime thelbësore. Dallime thelbësore mund të ketë p.sh. lidhur me kohëzgjatjen e aftësimit, por para se gjithash lidhur edhe me përmbajtjen. Ka gjithashtu profesione, tek të cilat ka kërkesa tjera, që Ju të mund t'i ushtroni këto profesione (p.sh.  Njohurit e gjuhës gjermane deri në një nivel të caktuar). Ka edhe  - pak profesione -, të cilat mund t'i ushtrojnë vetëm shtetasit gjerman dhe ata të Bashkimit Evropian. Nëse nuk mund të gjendet një barasvlerë, është e mundshme që në raste të caktuara, të shpallet një njohje e përsëritshme dhe pastaj Ju duhet që pjesët e mbetura t'i fitoni (Rikualifikim). Për këtë ka pjesërisht oferta speciale, kurse etj. dhe mundësi për mbështetje financiare. 
Dokumente me rëndësi për njohje

Nëse për Ju njohja e kualifikimit profesional vjen në konsideratë, Ju duhet që të informoheni saktë për rregullat dhe mundësit. Për këtë disa dokumente të caktuara janë shumë të dobishme:

  • Një biografi e detajizuar me të dhëna të sakta për shkollimin tuaj, aftësimin tuaj profesional, studimet, veprimtarin profesionale, përvojat praktike ( gjithashtu Praktikat etj.) shkollimin e mëtutjeshëm, kompetencat dhe shkathtësi tjera.
  • Origjinalet e të gjitha dëftesave
  • Dëshmi konkrete për përmbajtjet e mësuara të aftësimit profesional/shërbimeve studiuese (p.sh. planet shkollore, rregulloret e provimeve etj), me qëllim që autoritetet përgjegjëse të mund të bëjnë krahasim, se deri në çfarë mase aftësimi juaj është adekuat me aftësimin e zakonshëm në Gjermani.
  • Me rëndësi është gjithashtu vërtetimi i përvojave profesionale, sepse këto mund të barazojnë mungesën e përmbajtjeve të shkollimit. Këtu është shumë e rëndësishme që prej secilit punëdhënës të kërkoni dëshmi të detajizuara. Në disa raste është e mundur, që prej autoriteteve përgjegjëse, odave në vendlindjen tuaj, të merrni vërtetime, se cilat kualifikime janë fituar gjatë ushtrimit të profesionit.
  • Përkthimi i këtyre dokumenteve në gjuhën gjermane (udhëzim: autoritetet përgjegjëse kërkojnë pjesërisht përkthime nga një përkthyes i autorizuar në Gjermani)
  • Kjo list nuk është përfundimtare. Me rëndësi është, që mundësisht të dëshmohen shumë njohuri, përvoja, kualifikime. Këto dokumente mund të jenë shumë të dobishme për një konkurrim të suksesshëm tek autoritetet në Gjermani.
Informata tjera

Informata për procedurat e njohjes i gjeni këtu.