Home  |  Impressum  |  Sitemap
Quelle: pexels.com

Vizat për prindërit e fëmijve në Gjermani

Nëse një fëmijë është i lindur në Gjermani, ai e merr automatikisht nënshtetësin Gjermane, nëse së paku njëri prind është gjerman apo njëri prind qëndron qe më së paku 8 vite në Gjermani (§ 4 StAG).

Prindërit e huaj të fëmijve të mitur gjerman kanë të drejt për marrje të vizës përkatësisht leje qëndrimi, nëse ata dëshirojn të qëndrojn në Gjermani për kujdesje ndaj fëmiut të tyre. Në këtë rast nuk duhet të dëshmohen njohuri të gjuhës gjermane.

E njejta vlen edhe për prindërit e fëmijve, që janë qytetar të një shteti tjetër të BE-së, të EWR- Hapsirave Ekonomike Evropiane (Norvegjis, Lihtenshtajnit, Islandës) dhe të Zvicrës, të cilët me të drejtën për lëvizje të lirë lejohen të qëndrojn në Gjermani. Informata më të hollësishme gjeni në www.ekiba.de/migration, në fletushkën informuese ''E drejta e lëvizjes së lirë''. Nëse keni pyetje për këtë, drejtohuni në qendrat tuaja këshilluese.