Home  |  Impressum  |  Sitemap
Quelle: pexels.com

Procedura e vizës

Si të aplikoj për një vizë?

Për vizë duhet të aplikoni para nisjes te përfaqësia përkatëse e jashtme Gjermane (në ambasadën Gjermane ose në Konsullatën e përgjithshme Gjermane). Aplikoni për vizë sa më herët, pasi që përpunimi i lëndës mund të zgjasë disa javë. Përpunimi i përgjithshëm i një kërkese për vizë nacionale zgjatë 8-10 javë, por mund të zgjasë edhe më shumë.

Dokumentet

Pasi që ju dëshironi të qëndroni mbi 90 ditë në Gjermani, ju duhet të aplikoni për një vizë të ashtuquajtur „vizë nacionale (Vizë D)“. Viza nacionale është viza e duhur për ndër të tjera: bashkim familjar, studime ose punësim. Formularin përkatës mund ta shkarkoni në faqen e përfaqësisë së jashtme: Kosovo

Formulari i plotësuar dhe dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në ambasadën përkatëse. Se cilat dokumente ju nevojiten, e gjeni në faqen e internetit të përfaqësisë së jashtme Gjermane përkatëse.

Kosovo

Merkblätter, Formulare und Termininformationen zur Arbeitsaufnahme

Caktimi i një termini

Për të parashtruar kërkesën dhe për të dorëzuar dokumentet e kërkuara, ju nevojitet një termin. Kërkesa me të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohet personalisht në këtë termin në zyrën e vizave. Edhe fëmijët e të gjitha moshave dhe bebet duhet të jenë prezent. Kërkesën për termin duhet ta parashtroni të përfaqësia përkatëse e jashtme, përmes sistemit përkatës.

Terminvergabe über das Terminportal
Terminportal

 

Ju lutem keni parasysh, që në terminin për aplikim të keni të gjitha dokumentet me vete dhe të mund të i dorëzoni. Në mungesë të dokumenteve ju rrezikoni një vonesë apo edhe një refuzim të kërkesës suaj!

Ju lutem keni parasysh: Vetëm tarifat e prezantuara në faqen zyrtare duhet të paguhen. Çdoherë ekzistojnë pohime nga personat privat apo firma, që në shkëmbim të një pagesë të shumave të larta, mund të sigurohet një termin i mëhershëm. Këta persona nuk kanë ndikim në dhënien e terminëve! Bëhet fjalë për mashtrues, nga të cilët ne mund vetëm të ju paralajmërojmë. Nëse ju vëreni, që këtu kërkohen tarifa tjera nga ato të prezantuara në faqen zyrtare, ju lutem të viheni në kontakt me ne si qendër këshillimi.

Pëlqimi i nevojshëm nga enti për të huaj

Është e rëndësishme që mundësisht para aplikimit për vizë në zyrën përkatëse Gjermane, përmes një qendre këshillimi të enti përkatës për të huaj në Gjermani, të qartësohet se a mund të aprovohet viza.
Zyra e vizave mund të lejojë vizën për bashkim familjar ose për qëllime të punësimit/aftësimit profesional vetëm atëherë, kur enti për të huaj në Gjermani e jep pëlqimin. Për këtë dokumentet e juaja dërgohen në Gjermani. Vetëm atëherë kur të jepet pëlqimi nga enti për të huaj në Gjermani, zyra e vizave mund të lëshoj vizën. Pra procesi mund të përshpejtohet nëse qendra e këshillimit paraprakisht ka biseduar me entin për të huaj dhe enti për të huaj i ka të gjitha dokumentet e kërkuara nga ana e tij (dëshmitë e pagës, dëshmi për hapësirë të mjaftueshme të banimit, certifikatë për pjesëmarrje aktive në masat parapërgatitore të integrimit, etj.).