Home  |  Impressum  |  Sitemap
Quelle: pexels.com

Puna dhe profesioni

Me lejohet të punoi në Gjermani?

Nëse në një titull të leje qëndrimit figuron shënimi „ I lejuar ushtrimi i veprimtarisë”, ju mund të aftësoheni (trajnoheni) dhe të punoni. Nëse ky shënim nuk figuron, ushtrimi i një veprimtarie mund të lejohet të disa raste të veçanta. Derisa veprimtaria tek ndonjë punëdhënës i caktuar nuk është i lejuar, kjo leje mund të bartët tek një punëdhënës tjetër (nëse parakushtet ekzistojnë). Në rast se nuk posedoni leje pune dhe megjithatë punoni, rrezikoni veten dhe punëdhënësin për tu dënuar.

Më duhet një Kontratë pune me shkrim?

Një marrëveshje gojore në fakt është ligjërisht efektive, mirëpo për ju është shumë me e dobishme, nëse ju merrni një kontratë punësimi me shkrim, për të cilën ju keni të drejtë. Nëse punëdhënësi juaj ju ofron një punë të përkohshme, ai është i detyruar ligjërisht që të ju jap një kontratë punësimi me shkrim . Me rastin e nënshkrimit të kontratës, ju do të merrni një kopje.

Në një Kontratë pune, figurojnë informacionet vijuese:
- Emri dhe Adresa e Punëdhënësit
- Fillimi dhe kohëzgjatje e punësimit
- Lloji i veprimtarisë dhe përshkrimi i detyrave
- Lokaliteti i Punës
- Lartësia e pagesës (Paga Bruto)
- Numri i ditëve të paguara të pushimit
- Afati (periudha) e ndërprerjes
- Shënimi (referimi) lidhur me tarifat e zbatueshme

Këto informacione, punëdhënësi juaj mund të ua jap atëherë kur të arrihet marrëveshja gojore. Nëse ju nuk jeni të sigurte se kontrata e juaj e punës a është krejt në rregull, atëherë mund të ia prezantoni sindikatës se juaj kompetente për rishikim.

A është e rregulluar me ligj paga minimale në Gjermani?

Po, ajo është për momentin 8.84 Euro për një orë, për personat madhor. Në fakt, për vendin e juaj të punës vlejnë të ardhura edhe me të larta, në rast se kushtet e punësimit janë të rregulluara përmes tarifave. Shënime me të detajuara i gjeni përmes sindikatës tuaj ose ombrellës se asaj sindikate në Gjermani. Për të gjetur partnerin adekuat për bisedime juve mund të ju ndihmoi edhe qendra këshilluese për migrim.

Në çfarë mënyrash mund të paguhem për punën time?

Punëdhënësi juaj është i obliguar që të ju paguaj për punën e realizuar. Në princip, të ardhurat e juaja do të transferohen në një llogari bankare. Pra, u duhet ta hapni një llogari bankare dhe të prezantoni të dhënat e saj tek punëdhënësi. Me rastin e hapjes se llogarisë, duhet të keni kujdese se çfarë nënshkruani posaçërisht kur nuk e njihni mirë gjuhën Gjermane! Mundë të ndodhë
që juve të ju ofrohet një kredit kartelë apo sigurime të cilat nuk ju duhen fare e të cilat ju shkaktojnë shpenzime.

Punëdhënësi juaj, në fund të muajit ju prezanton një përllogaritje të pagës. Aty qëndron se sa keni punuar dhe sa keni fituar si dhe cilat ndalesa dhe tatime janë ndalë nga paga. Këto ndalesa, punëdhënësi i juaj i paguan drejtpërsëdrejti tek enti tatimor dhe tek sigurimi shëndetësor. Ju gjithashtu merrni edhe një dëshmi të veçantë se cilat të dhëna janë lajmëruar tek sigurimet sociale (sigurime shëndetësore). Sigurimi i juaj shëndetësor duhet ta dije se ku jeni të punësuar për atë që të dhënat e sigurimit social të jenë të tërhequra në formë korrekte.

Si dallohen të ardhurat Neto dhe ato Bruto?

Të ardhurat Bruto do të definohen me punëdhënësin. Nga vlera bruto do të zbritën si në vijim:
- Pjesa e punëmarrësit për çështjen e Sigurimit social (Sigurimi shëndetësor, Sigurimi pensional, Sigurimi i papunësisë, Sigurimi i përkujdesjes),
- Tatimi në të ardhura,
- Tatimi kishtar (vetëm në rastet kur i takoni një besimi krishter)
- Solidariteti shtesë (një taksë shtesë)
Ndalesa tatimore, atëherë kur minimumi ekzistencial nuk prekët. Tek të ardhurat e larta krijohet një fond për të mirën e fëmijëve.
Të ardhurat neto është shuma e cila transferohet në llogarinë bankare.

Çfarë mund të bëjë nëse punëdhënësi i im nuk më paguan?

Punëdhënësi është i obliguar nga aspekti ligjor që punën e juaj të ua paguaj edhe në rastet kur nuk keni një kontratë pune të nënshkruar. Hapi i parë është që punëdhënësit të ia përcjellni një shkresë me të gjitha informacionet (Orët e realizuara të punës, shumën, të dhënat bankare dhe e vendosni patjetër një afat të pagesës (p.sh 2 javë). E rëndësishme është që origjinalin e shkresës të cilën ia dërgoni punëdhënësit me postë, ta nënshkruani.
Në rast se Punëdhënësi nuk reagon brenda aftit të përcaktuar, mund ta dërgoni nja ankesë në Gjykatën punës.

A është orari i punës i rregulluar me ligj?
Po. Orari i punës lejohet të jetë mesatarisht në maksimum 8 h. Në disa fusha ekzistojnë edhe rregulla sezonale për orarin e punës (p.sh fusha e Ndërtimtarisë). Informatat i merrni tek sindikatat.

A kam të drejtë në Pushim me pagesë?
Po, tek një orar 5 ditë në javë, keni të drejtë ligjore në se paku 20 ditë pune të paguara në vit. Në rastet kur e drejta për pushim edhe me të gjatë është e rregulltar me tarifat përkatëse, atëherë ajo edhe vlen. Punëdhënësi i juaj mund të ju lejoj ditë pushimi të paguara edhe me tepër, por jo me pak. Nëse punoni me orar të shkurtuar, e drejta për pushim do të përshtatët

A kam të drejtë në pagesë, nëse sëmurem?
Po, nëse punoni tek një punëdhënës me gjatë se 4 javë, ju mund të paguheni në formë të plotë deri në 6 javë, nëse jene i sëmurë apo të aftë për punë. Në rast se jeni me gjatë i sëmurë, do të ketë përkrahje nga Sigurimi shëndetësor. Ju duhet të vizitoheni të një mjek dhe ai duhet të shkruaj një “Dëshmi për paaftësinë për punë”, të cilën do të ia prezantoni Punëdhënësit.

Çfarë ndodhë në raste të ndërprerjes se mardhënjës se Punës?
Ekziston një e drejtë e definuar e punës për afatin e ndërprerjes. Vetëm një ndërprerje me shkrim ka efekte ligjore. Ekzistojnë arsye të ndryshme pse një punëdhënës e bën një ndërprerje. Një punëdhënës nuk guxon të ndërpres një kontratë pune tek një femër shtatzënë deri në 4 muaj pas lindjes.
Në raste kur ndodhë ndërprerja, ka mundësi të ngritët padi në mbrojtje të ndërprerjes. Në rast se nuk jeni të pajtimit me një ndërprerje, mundeni në afat prej tri javësh ta dorëzoni një padi tek gjykata e punës. Si anëtar i sindikatës mund te merrni përkrahje dhe këshilla për të drejtat e juaja.

A i lejohet një punëdhënësi që të zgjatë punën provuese?
Po, por ajo punë duhet të paguhet dhe nuk guxon të zgjatë me tepër se një javë.

Kujdes nga Vetëpunësimi jo real!
Vetëpunësimi jo real nënkupton kur ju e regjistroni një veprimtari dhe me këtë jenë i vetëpunësuar, apo si punëmarrës jeni i angazhuar tek një punëdhënës. Ka punëdhënës të cilët ju ofron një mardhënje të tillë pune për shkak se kursen në pagesat e obligimeve sociale. Nëse Institucionet përkatëse e konkludojnë një rast të tillë, atëherë ju duhet ti paguani ato obligime dhe rrezikoni edhe të dënoheni. Punëdhënësi rrezikohet te ketë ndëshkime deri në 500.000 Euro.
Nga kjo ju mundë të mbroheni në rast se ju nuk nënshkruani çfarëdo kontratë honorari apo kontratë mbi vepër të cilën ju ndoshta nuk e kuptoni. Këshilla dhe përkrahje merrni nga Sindikata.

Çka është një Minipunë?
Është një mardhënje pune tek të e cila fitoni më se shumti deri 450 Euro. Kur të ardhurat minimale ju paguhen, ju punoni me se shumti 53 orë në Muaj. Kujdes: Ju përmes kësaj mardhënje pune nuk jeni të siguruar në aspektin social dhe nuk keni të drejtë në shërbimet e sigurimit shëndetësor!
Nëse jeni me gjatë i sëmurë, ju megjithatë merrni të ardhurat e plota për 6 javë

Çka është Puna e huazuar?
Një firmë e cila punëson punëmarrës dhe ia vë në dispozicion një firme tjetër në kundërvlerë të pagesës. Kjo firmë i paguan të ardhurat dhe është përgjegjëse për të gjitha pyetjet në raport pushimet vjetore dhe pushimet mjekësore.
Udhëzimet lidhur me veprimtarinë e tyre praktike (punën që duhet kryer), të punësuarit i marrin nga Firma ku janë të angazhuar.
Për Punën e huazuar ekzistojnë kontratat tarifore sindikale. Të ardhurat minimale, për momentin qëndrojnë tek 8.80 Euro (gjendja me 4.8.2016).
Kur firma në të cilën jeni të angazhuar nuk i duhet puna e juaj e mëtejme, atëherë firma ku jeni i punësuar duhet të ua gjej një tjetër vende pune. Ju nuk jeni i detyruar që të merrni Pushim apo të grumbulloni orë për tej orarit. Të ardhurat e juaja do të paguhen edhe më tutje.
Udhëzim: Një pëlqim për leje qëndrimi, për të punuar, tek rasti i punës se huazuar nuk ipet nga ZAV.

Cilat të drejta i kam tek një punë praktike?
Edhe tek puna praktike ekzistojnë të ardhurat minimale prej 8.84 Euro. Përjashtimet vlejnë në kuadër të praktikës se obliguar përgjatë studimeve e cila nuk zgjate me tepër se 3 Muaj. Edhe për këto lloje pyetjesh, gjeni këshillime tek sindikata.
Këto Informata janë tek broshura e Unionit të Sindikatave të Gjermanisë (DGB), me titull “ Dija është mbrojtje! Çarë duhet ti dini, që në Gjermani të punoni suksesshëm”, gjendja: Prill 2016.