Home  |  Impressum  |  Sitemap
Quelle: pexels.com

Rreth nesh

Projekti ofron mbështetje për personat në vijim:
  • Ju dëshironi të shkoni si kuadro profesionale në Gjermani?
  • Ju dëshironi ta bëni aftësimin profesional në Gjermani?
  • Të fejuarin ose të fejuarën tuaj, ose bashkëshortin apo bashkëshorten tuaj, i cili/e cila jeton në Gjermani. Ju dëshironi të jetoni së bashku me të në Gjermani? Ose
  • Ju dëshironi të barteni në Gjermani së bashku me bashkëshortin, fëmiun ose prindin tuaj gjerman? ose
  • Ju jetoni në Gjermani. dhe dëshironi që edhe fëmiu juaj (i mitur) ta ketë mundësinë të jetojë në Gjermani?

Atëherë ju jeni në vendin e duhur. Projekti „Të arrish i përgatitur dhe i suksesshëm në Gjermani” ka për synim t'ju përkrah rreth këtyre çështjeve. Për këtë qëllim kemi themeluar partnerë të projektit në Turqi, Kosovë, Bosnje dhe Rusi, të cilët organizojnë takime të ndryshme informimi me qëllim të këshillimit dhe informimit të personave në grupe dhe këshillime individuale. Këshillimi është pa pagesë.

Si ju përkrahë projekti juve?

Qëllimi i fokusuar i projektit është këshillimi. Ne jua japim të gjitha informatat e duhura. Ne i përkrahim në procedura te vizës. Ne jua japim informatat për gjërat çka ata i pret më vonë në Gjermani. Ne i ndihmojmë ata për përgatitjen optimale të jetës së tyre në Gjermani.
Pasi që të jeni në Gjermani, merrni informata përmes zyrave të këshillimi të rrjetit të shoqatave të mirëqenies (Caritas, Diakonie, AWO, DRK, ParitätischerWohlfartsverband) përkrahje dhe shoqërim të mëtutjeshëm. Qëllimi i ynë është që ju të merrni një shoqërim dhe këshillim kompetent.
Këshillimet në projekt referohen në temat e vizës dhe të drejtës së qëndrimit, si të mësohet gjuha Gjermane, dhe mundësitë e njohjes së diplomës dhe kualifikimeve profesionale. Përveç këtyre informatave, klientët marrin dhe informata të besueshme lidhur me kushtet e jetesës dhe shpenzimet e jetesës, kontaktet e zyrave të këshillimeve si dhe informata tjera relevante rreth shtetit Gjerman.
Ata të cilët vendosin në bazë të këshillimeve të migrojnë në Gjermani, të cilët kanë njohuri se çka ju pret, cilat të drejta, obligime dhe mundësi i kanë dhe çka nuk është e mundshme. Migrojnë të përgatitur dhe suksesshëm në Gjermani.