Home  |  Impressum  |  Sitemap
Quelle: pexels.com

Shkollimi- Struktura e sistemit shkollor Gjerman

Informacion: Sistemi arsimor është nganjëherë pak më ndryshe, d.m.th. dallon nga republika në republikë (Bundeslaender), qe Gjermania i ka gjithsej 16 sosh, prandaj vendosin shpesh vet republika për shumë rregulla, mirëpo rregullat bazë janë në të gjitha republikat njëjtë.

Struktura bazë

Fëmijët me mbarimin e moshës 6 vjeçare, janë të obligueshëm te vijojnë mësimin, si vajzat ashtu edhe djemtë duhet te fillojnë shkollën fillore, e cila numëron vitin e pare deri klasën e katërt. Ne Berlin dhe Brandenburg përbehet shkolla fillore prej klasës se pare deri ne klasën e gjashte. Për nxënës dhe nxënëse, qe kane nevojë për një edukim te veçante, me nevoja te veçanta, që

shkolla e përgjithshme nuk e mbulon, atëherë ofrohen lloje, tipe te shkollimit në përputhje me rrethanat, si “shkolla speciale”, “qendra speciale”, ose shkolla për nxënës me te meta psikike/fizike. Ne shume krahina te Gjermanisë janë bërë Modele të përfshirjes së fëmijëve, të cilat modele po implementohen gradualisht, që fëmijët pastaj te marrin pjesë në shkolla të rregullta për aftësim.

Sistemi shkollor gjerman është i ndarë në fushat si më poshtë

Shkolla fillore: Me fillimin e arsimit të detyruar, nxënësit ndjekin shkollën fillore, e cila zakonisht ndjeket paradite. Pjesërisht  është duke u futur ne sistem edhe përkujdese tërë ditor. Ne shumicën e krahinave nxënësit marrin edhe këtu nota, ndërsa pjesërisht nxënësit marrin fillimisht vetëm certifikatat e vlerësimit, e tek ne klasën e tret apo te katërt nota te mirëfillta. 

Shkollimi dytësor I: ne kete fushe hyn te gjitha format e shkollimit nga klasa e peste deri te klasa e dhjete. Ku marrin pjese, Hauptschule, Realschule, gjimnazi , si dhe shkolla e pergjithshme. Ne varsi prej formës se shkollimit nxënësit mund te të largohen nga shkollimi dytësor I, mbas klasës se 9 apo klasës se 10.

Shkollimi dytesor II: në ketë fushe hyn ndjekja e gjimnazeve ne nivel të avancuar, i cili përmbyllet me provim të maturës. Deri tani kjo zgjaste prej klasës së 11 deri në klasën e 13, mirëpo në shumë republika matura mbahet edhe mbas klasës së 12.

Shkollimi dytësor II: mund të përmbyllet edhe mbas përfundimit të klasës së 12 apo të 11.

Edhe fusha e aftësimit profesional i takon shkollimit dytësor II: këtu hyn edhe sistemi dual, kolegjet profesionale, shkollat e larta, shkollat e larta specifike. Këtu mund te fitohet edhe titulli i maturës se larte, te drejtimit përkatës.

Rruga e dyte e arsimimit: Në këtë fushe hyn shkollat e mbrëmjes dhe kolegjet, ku mund te fitohet Certifikata e shkollës se mesme te thjesht apo edhe vet matura.