Home  |  Impressum  |  Sitemap
Quelle: pexels.com

Sistemi i sigurimit social në Gjermani

Punëmarrëset dhe punëmarrësit janë të siguruar detyrimisht kështu që gëzojn të drejtën e mbrojtjes dhe mbështetjes tek sëmundjet, fatkeqësit dhe mosaftësis për punë, nevoja për përkujdesje, papunësia dhe pleqëria.

Sigurimi social shëndetësor ka 5 elemente:

  • Sigurimi shëndetësor
  • Sigurimi i aksidenteve
  • Sigurimi i papunësis
  • Sigurimi pensional
  • Sigurimi për përkujdesje
Sigurmi shëndetësor

Sigurimi shëndetësor ofron mbulesë financiare tek sëmundjet dhe lehonat.

Punëmarrësit janë të siguruar detyrimisht në sigurimin shëndetësot ligjor prej një shume të caktuar të të ardhurave (momentalisht mbi 450 € në muaj). Nëse të ardhurat e juaja tejkalojn të ashutquajturën ''Kufiri vjetor i të ardhurave'', ju mundeni të ''siguroheni vullnetar'' në këto sigurime ligjore. Në sigurimet mjekësore ligjore janë të siguruar edhe bashkshorti dhe fëmijët e të siguruarit, nëse këta nuk kanë të ardhura fare ose kanë të ardhura të ulëta (Sigurimi familjar). Të siguruarit mund të zgjedhin kompani të ndryshme sigurimesh. Kompanit e sigurimeve dallojn vetëm pak për nga kontributet dhe shërbimet. Konfigurimi bazë i shërbimeve është i rregulluar me ligj. Për zyrtarët dhe personat me të ardhura të larta si dhe për të vetëpunësuarit egziston mundësia e sigurimit shëndetësor në një sigurim privat. Është me rëndësi që të keni një mbulesë të mjaftueshme të sigurimit shëndetësor.

Sigurimi i aksidenteve

Sigurimi i aksidenteve redukton barrën financiare të aksidenteve në punë apo sëmundjeve profesionale dhe ofron përfitime pensionale (mbrojtjen nga aksidentet) dhe shërbimet e rehabilitimit.

Sigurimi për përkujdesje

Sigurimi për përkujdesje kujdeset për një sigurim social në rast të nevojës për përkujdesje. Përmes pagesave të kontributeve i siguruari ka të drejt për nidihma financiare te kujdesi ambulator dhe spitalor.

Sigurimi pensional

Sigurimi pensional është shtylla kryesore e sigurimit të pleqëris. Përveq punëmarrsëve edhe përsonat me aftësim profesional dhe grupet të caktuara të të vetëpunësuarve janë të siguruar. Detyrat kryesore të sigurimit pensional janë:

  • Pagesa e pensioneve për të siguruarit dhe për trashëgimtarët (të vet dhe jetimët)
  • Zbatimi i masave rehabilituese mjekësore dhe masave rehabilituese përkrahëse profesionale

Për të pasur të drejten e pensionit duhet plotësuar disa parakushte. Meshkujt dhe femrat e siguruara duhet të arrijn një moshë të caktuar (kufirin e moshës), duhet të përmbushin një kohë minimale të sigurimit (Koha e pritjes) dhe duhet të bëjnë një kërkes për pension. Te koha e pritjes do të llogaritet koha e sigurimit në institucionet turke sipas marrveshjes turko-gjermane për sigurimin social. Zakonisht pensioni mirret prej moshës 65 vjeçare (sipas rregullave të reja për personat  më të ri pjesërisht më vonë, më së voni prej moshës 67 vjeçare); një fillim i mëhershëm i pensionit është i mundshëm. Shuma e pensionit varet se sa janë paguar kontributet në vitet paraprake. Për rregulloret e pensioneve të pjesërishme, pensioneve me aftësi të zvogëluara fitimi dhe pensioneve për arsye vdekjeje (pensioni për te ve dhe jetim)  ju informon Ministria për shëndetësi dhe sigurim social.

Pensioni plotësues

Pensioni shtetëror që bazohet në principin e solidaritetit duhet të plotësohet me një pension vullnetar plotësues për të siguruar standardin e jetesës në pleqëri. Për subvencionet shtetërore tek sigurimet pensionale plotësuese private dhe punonjëse informojn p.sh. Këshillet e konsumatorit.

Sigurimi i papunësis
Sigurimi i papunësis ofron ndihmë materiale gjatë papunësis dhe ushtron një politik aktive në tregun e punës. Të drejt për beneficionet e papunësis ka, kush është i papunë, kush e ka lajmëruar veten si të papunë dhe për një periudh të caktuar ka paguar kontribute në sigurimin e papunësis. Agjensioni Federal i Punës drejtohet me shërbimet e saja mbështetëse dhe ndërmjetsuese edhe te punëdhënësit edhe te punëmarrësit dhe tenton që mundësisht shumë prej punëkërkuesve të ju gjejë punë në tregun e punës.