Home  |  Impressum  |  Sitemap
Quelle: pexels.com

Qëndrimi për studime

Ju e keni mundësinë të përfitoni një leje qëndrimi për të studiuar në Gjermani. Për këtë ju duhet të aplikon në një shkollë të lartë dhe të pranoheni nga ajo për studime. E rëndësishme për këtë, është që ju të mund të financoni vetë jetesën e juaj gjatë studimeve, p. sh. nga pasuria ekzistuese, përkrahje për shpenzime të jetesës nga prindërit, bursa, etj. (§ 16 AufenthG). Edhe puna krahas studimeve është e mundshme, por e kufizuar.

Me studime të përfunduara shanset janë të mira që të gjendet një punë që paguhet mirë në Gjermani. Në veçanti kërkohen mjekë dhe inxhinier (IT, shkencat natyrore). Nëse i përfundoni studimet me sukses dhe e siguroni një vend akademik pune në Gjermani, përmes të cilit ju mund të financoni jetesën tuaj, ju mund të qëndroni edhe më tutje në Gjermani (§ 18 AufenthG në lidhshmëri me § 2 të Beschäftigungsverordnung). Kufirin e pagës minimale të kartës së kaltër këtu nuk keni nevojë të arrini.