Home  |  Impressum  |  Sitemap
Quelle: pexels.com

Studimet

Ne gjermani ekzistojnë 445 shkolla te larta(Universitete, shkolla te larta me drejtime përkatëse dhe shkolla te artit, muzikës, filmit, ku janë diku rreth 17.33 lende studimesh gjithsej. Mesatarisht studiojnë 2,5 milion te rinjsh ne gjermani, 11% prej tyre vijnë nga shtetet e huaja.

Kushtet paraprake për studime ne gjermani
  • Njohja e mire e gjuhës gjermane dhe angleze, per tu informuar paraprakisht.
  • Hyrje ne kualifikimin universitar
  • Dëshmi e financimit (minimalisht.8.000€ ne vit)
  • Viza studentore prej ambasadës gjermane
  • Sigurimi shëndetësor                                  
Çfarë me nevojitet, për te studiuar ne Gjermani?

Ju keni nevojë për një pasqyrë te mire rreth kushteve paraprake dhe hapave vijues përgatitor për aplikim. Ketë e ofron faqja www.study-in.de ose faqja tjetër www.inobis.de. Përveç kësaj, edhe ashtu është e vështirë te vendosni, ku dhe çka te studioni. Ndihme ju ofron edhe linku www.hochschulkompass.de dhe www.studienwahl.de. Këtu mund te gjeni informacione  mbi kurset në universitetet gjermane, si dhe informacione të dobishme për zgjedhjen e kursit dhe një bazë të dhënash rreth kurseve.

Hyrje ne kualifikimin universitar dhe njohja e Çertifikatave

Per vlerësimin e përfundimit apo përfundimeve shkollore është baza e të dhënave anabin, ku mund te merrni informata lidhur me shkollimin e dëshiruar ne Zyrën përkatëse Ndërkombëtare. Nëse diploma përkatëse nuk mjafton për te studiuar ne universitete gjermane, atëherë ka edhe mundësi shtesë, ku mund te ndjekeni kurse përgatitor universitare ne një kolegj dhe ne fund i nënshtroheni provimit përkatës, për tu lejuar te studioni. Informacione me te detajuara mund ti gjeni ne linkun vijues www.studienkollegs.de

Financimi

Për të studiuar ne gjermani nuk keni nevojë te paguani tarifa studimesh, vetëm një kontribut semestral ne vlerë prej maksimalisht 300 €. Megjithatë, kostoja e jetesës në Gjermani sillet rreth 600 € deri 800 € në muaj. Prandaj, ju duhet të dëshmoni se ju keni të paktën 8,000 € në vit në dispozicion.( Llogaritë bankare, dëshmi e të ardhurave të prindërve, garantimi i një personi në Gjermani, bursa ), kërkimi për një bursë mbështet për shembull, nga baza e të dhënave të DAAD-s (Deutscher Akademischer Austauschdienst).

Njohurit e gjuhës gjermane dhe Certifikimi

Për të studiuar në Gjermani, është rregull te kërkohet njohja e  gjuhës gjermane

Për më shumë informata të dobishme, për gjetjen e kurseve të gjuhës, provimet dhe mundësitë e mësimit online mund t’i gjeni këtu. (hier) Informacion specifike ose konkrete  rreth mbajtjes se testeve gjuhësore për të studiuar, mund të gjenden këtu.(hier).

Broshura e rekomanduar:

“Te studiosh ne gjermani”- këshilla praktike për studiues internacional (shkarko)

Webfaqe tjera te rëndësishme:
informacione mbi programet e bursave, projekte akademike dhe bashkëpunimin shkencor.
Informacioni dhe statistikat e arsimit në Gjermani.
Informacion rreth studimeve ne gjermani për te huaj
Informata rreth te gjitha fazave te studimit