Home  |  Impressum  |  Sitemap
Quelle: pexels.com

Të mësuarit e gjuhës Gjermane

Të jeni në gjendje të komunikoni mirë në gjuhën Gjermane, është parakushti kryesor, që jeta juaj në Gjermani të jetë e suksesshme. Vetëm kështu është e mundshme të zhvilloni një komunikim të pavarur me entet, mjekët, shkollat fqinjët dhe kolegët e punës. Vetëm ai që flet mirë gjermanisht, e ka mundësinë për një vend pune që paguhet mirë. Nëse ju synoni të aplikoni për një vizë për migrim në Gjermani, zakonisht ju duhet të dëshmoni njohuri të gjuhës Gjermane. Për këtë ju nevojitet një certifikatë e provimit të gjuhës të Institutit Goethe.

Në internet ekzistojnë materiale, ushtrime etj. të ndryshme dhe shumë të mira, të cilat mund të përdoren si plotësim krahas vijmit të një kursi të kualifikuar të gjuhës. Për shembull, mund ta mësoni gjermanisht falas në Goethe Institut Deutschland.

Në Gjermani gjithashtu ekziston mundësia e vijimit të kurseve të gjuhës Gjermane dhe kështu mund të i përmirësoni njohurite e juaja të gjuhës. Nëse ju në mënyrë afatgjate qëndroni në Gjermani e keni e drejtën e vijimit të kursit të integrimit. Të huajt pjesërisht janë edhe të obliguar të vijojnë një kurs të tillë.

Informata lidhur me kursin e integrimit Informationen zum Integrationskurs, mund të gjeni të Enti për Migrim dhe Refugjatë (Bundesamt für Migration und Flüchtlinge BAMF).

Në Gjermani ka shkolla të gjuhëve përkatësisht bartës të kurseve të gjuhës, të ndryshme. Në aspektin teritorial Gjermania është mirë e mbuluar në ofrimin e kurseve të gjuhës Gjermane përkatësisht kurseve integruese për shembull nga shkollat e mesme popullore Volkshochschulen. Gjithashtu ju mund të këshilloheni në gendrën përkatëse të migrimit në qytetin/qarkun përkatës lidhur me ofertat e mira.