Home  |  Impressum  |  Sitemap
Quelle: pexels.com

Qëndrimi për punën në një profesion aftësimi

Aftësimi është përfunduar në Gjermani

Aftësimi është përfunduar me sukses në Gjermani dhe ka zgjatur minimum 2 vite. Nëse punoni në këtë profesion dhe përmes tij mund të siguroni jetesën tuaj, ju e merrni si një kuadro profesional ndërkombëtar një vizë përkatësisht (pastaj) një leje qëndrimi (§ 18 në lidhshmëri me § 6 pjesa 1 Beschäftigungsverordnung).

Aftësimi është përfunduar jashtë Gjermanisë

Aftësimi është përfunduar jashtë Gjermanisë. Në këtë rast mund të merret një leje qëndrimi si kuadro profesional ndërkombëtar në Gjermani, vetëm nëse bëhet fjalë për një profesion në mungesë të listës së ashtuquajtur lista pozitive. Këtu mund ta gjeni këtë listë Positivliste.

Krahas kësaj nevojitet njohja/pranimi i kualifikimit profesional, për të pasur të drejtën për të punuar në Gjermani në këtë profesion (§ 18 në lidhshmëri me § 6 pjesa 2 Beschäftigungsverordnung). Më shumë lidhur me këtë mund të gjeni në Njohja e kualifikimeve.