Home  |  Impressum  |  Sitemap
Quelle: pexels.com

Qëndrimi për punën si Akademik/e

Mundësitë, nëse keni studiuar në Gjermani
  • Leja e qëndrimit: Pas mbarimit të suksesshëm të studimeve, leja e qëndrimit e deritanishme mund të vazhdohet deri në 18 muaj për kërkimin e një vendi të punës që i përshtatet këtij kualifikimi (§ 16 pjesa 4 Aufenthaltsgesetz); shpenzimet për jetës gjatë kësaj kohë duhet të financohen vetë. Nëse gjendet ndonjë vend i punës që i përshtatet kualifikimit (Punësimi në lëmine akademike), përmes së cilës mund të dëshmohet që financimi i shpenzimeve për jetesë është i siguruar, ju përfitoni një leje qëndrimit konform § 18 Aufenthaltsgesetz në lidhshmëri me § 2 pjesa 1 Nr. 3 Beschäftigungsverordnung.
  • Karta e kaltër EU: Te karta e kaltër EU gjithashtu kemi të bëjmë me një leje qëndrimi (fillimisht e kufizuar për katër vite) për akademikë, e cila si parakusht e ka një pagë minimale. Karta e kaltër EU e kufizuar përfitohet nëse keni një punësim të kualifikimit të lartë dhe keni kualifikim të studimeve gjermane (§ 19a pjesa 1, Nr. 1a Aufenthaltsgesetz) dhe e keni një pagë bruto vjetore, e cila për momentin është min. 50.800 € në vit (4.233 € në muaj). Për Shkencëtar të shkencave natyrore, matematicientë dhe inxhinier si dhe mjekë dhe kuadro profesional të IT-së (profesione akademike në mungesë) vendoset një kufi i pagës më i ulët në vlerë prej 39.624 € në vit (3.302 € në muaj). Pas 33 muajve (përkatësisht pas 21 muajve, kur të dëshmohet niveli i njohurive të gjuhës B1) poseduesit e kartës së kaltër EU mund të aplikojnë për një lejë të përhershme të qëndrimit (§ 19a Pjesa 6 Aufenthaltsgesetz).
Mundësitë, nëse keni studiuar jashtë Gjermanisë
  1. Karta e kaltër EU: Nëse keni studiuar jashtë Gjermanisë dhe atje e keni arritur një kualifikim të lartë të pranuar apo të ngjashëm me një kualifikim gjerman, ekziston mundësia që përmes kartës së kaltër EU të fitoni një leje qëndrimi (fillimisht e kufizuar për katër vite), për të punuar si akademikë në Gjermani. Kjo e ka si parakusht një pagë minimale të caktuar. Paga minimale vjetore bruto është për momentin 50.800 € në vit (4.233 € në muaj). Për shkencëtar të shkencave natyrore, matematicientë dhe inxhinier si dhe mjekë dhe kuadro profesional të IT-së (profesione akademike në mungesë) vendoset një kufi i pagës më i ulët në vlerë prej 39.624 € në vit (3.302 € në muaj). Pas 33 muajve (përkatësisht pas 21 muajve, kur të dëshmohet niveli i njohurive të gjuhës B1) poseduesit e kartës së kaltër EU mund të aplikojnë për një lejë të përhershme të qëndrimit (§ 19a Pjesa 6 Aufenthaltsgesetz).
Për të gjitha mundësitë, njohja/pranimi i kualifikimeve të studimeve është shumë me rëndësi. Se çfarë duhet të keni parasysh lidhur me këtë mund ta gjeni këtu: Njohja e kualifikimeve.