Home  |  Impressum  |  Sitemap
Quelle: pexels.com

Gjëra që ia vlejnë të i dini për Gjermaninë

Shoqëria

Gjermania edhe përkundër madhësisë së saj, me mbi 80 milion banor ka një dendësi të lartë të popullsisë. Këtu gjeni shumë forma të ndryshme të jetesës: Çifte të martuara dhe të pamartuara me dhe pa fëmijë mund të i gjeni ashtu si dhe partneritete të së njëjtës gjini, persona që jetojnë të shkurorëzuar, kujdestar të vetëm dhe ekonomi familjare single. Një qëllim i rëndësishëm në shoqëri është përfshirja, përmes së cilës dëshirohet të arrihet që të gjithë njerëzit – pa marrë parasysh pengesat fizike, orientimin seksual, prejardhjen etnike etj. – në mënyrë të barabartë të marrin pjesë një jetën shoqërore.

Shteti & Politika

Gjermani është një shtet federal, kjo nënkupton, që ajo është e përbërë nga 16 rajone, të cilat në disa lëmi të caktuara politike udhëheqin në përgjegjësi të vet. Në të njëjtën kohë Gjermania është edhe një demokraci parlamentare. Elementi qenësor i kësaj janë mbajtja e zgjedhjeve te rregullta të përfaqësueseve të popullit, në të cilat secili i rritur (18+ vite) ka të drejtë të marrë pjesë.

Feja

Në Gjermani ekziston liria e fesë, kjo nënkupton, që secili qytetar ka të drejtë në mënyrë të lirë të vendos, se a dëshiron dhe cilës fe ai apo ajo të ia takoj. Feja në mënyrë të lirë mund të praktikohet, derisa kjo gjë nuk i prek të drejtat themelore te të tjerëve. Numri më i madh janë të krishterë në kishën evangjelistë apo katolike, por ka edhe shume fe tjera dhe botëkuptime, të cilat janë të përfaqësuara në Gjermani.

Barazia

Barazia në Gjermani është shumë e rëndësishme. Kjo d.m.th. që burrat dhe gratë i kanë të drejtat e njëjta. Këtu bënë pjesë edhe ajo, që as burrat dhe as gratë nuk guxohet të ngacmohen dhe që secili ka të drejtë në mënyrë të lirë të vendos se me kënd ai apo ajo dëshiron të jetë bashkë dhe a dëshiron dhe me kënd të dëshirojë te martohet ai apo ajo.

Informata të mëtejme

Shumë gjëra që ia vlejnë të i dini për Gjermaninë i gjeni në www.tatsachen-ueber-deutschland.de/de dhe www.refugeeguide.de/de/

Një aplikacion i vlefshëm dhe i thjeshtë quhet „Welcome App Germany“. Ky aplikacion mund të shkarkohet falas dhe përmban shumë informata lidhur me përditshmërinë në Gjermani.