Çfarë ju nevojitet për qëndrim legal?
Kushdo që dëshiron të qëndrojë legalisht në Gjermani zakonisht duhet të hyjë me një vizë dhe ka nevojë për një leje qëndrimi përkatëse për qëndrimin e tyre të mëtejshëm.
Qytetarët e shumë vendeve janë të obliguar të bëjnë një kërkese për vizë nëse dëshirojnë të udhëtojnë në Gjermani, duke përfshirë shtetasit armenë, etiopianë, kosovarë, rusë dhe turq.
Megjithatë, të tjerë, si shtetas shqiptarë, boshnjakë, maqedonas të veriut, serbë, malazezë, gjeorgjiane ose ukrainas, lejohen të hyjnë në Republikën Federale për një vizitë ose qëndrim turistik deri në 90 ditë pa vizë. Gjatë kësaj periudhe atyre nuk ju lejohet të punësohen. Për një qëndrim më të gjatë, ju duhet gjithashtu një vizë përkatëse.
Kujt i lejohet të hyjë në Gjemani për arsye profesionale?
Nëse dëshironi të qëndroni në Gjermani për arsye profesionale, ju duhet një vizë kombëtare për një qëndrim afatgjatë dhe më pas mund të aplikoni për një leje qëndrimi për qëllime të shkollimit dhe aftësimit profesional ose punësimit. Prandaj, duhet të keni disa kualifikime, të cilat shpjegohen në faqet në vijim:
Që nga marsi 2020, egziston një procedurë e përshpejtuar të punëtorëve të kualifikuar, punëdhënësit mund të aplikojnë tek autoritetet e imigracionit për një tarifë (411 €). Më këtë procedurë duhet të bëhet brenda një periudhe të shkurtër kohore procesi i vizave, njohja e kualifikimeve dhe miratimi nga Agjencia Federale e Punësimit. Ka edhe më shumë opsione për të lëvizur në Gjermani si një punëtor i kualifikuar (i ardhshëm) sesa përshkruhen në faqet në vijim. Për shembull, nëse jeni të interesuar për një vizë për të kërkuar një punë, mund të gjeni më shumë informacion në këtë vebfaqe www.make-it-in-germany.com. Mund të gjeni edhe grafika të qarta që tregojnë se cilat kushte duhet të plotësoni dhe bazën ligjore mbi të cilën mund të lëshohet leja juaj e qëndrimit dort.










