Për kë vlen kjo rregllore?
Ligji për lele qëndrim e definon në parim migrimin e kuadrit të kualifikuar.
Kjo shërben për të "siguruar nevojën e tregut gjerman të punës me kuadër të kualifikuar" dhe bazohet në "kërkesat e Gjermanisë si një vend ekonomik dhe shkencor".
Nëse keni kryer një shkollim dhe aftësim profesional të kualifikuara ne vendin e juaj ose keni një kualifikim të barasvlershëm, mund të aplikoni për leje qëndrimi për qëllime punësimi si kuadër i kualifikuar me shkollim dhe aftësim profesional.
Njohurit e gjuhës gjermane nuk janë të domosdoshme në bazë të ligjit, por është të paktën e dobishme, nëse jo e nevojshme, gjatë kryerjes së punës dhe është pothuajse e domosdoshme për pjesëmarrje aktive në jetën shoqërore. Nëse mund të dëshmoni njohuritë B1 pas 4 vjetësh, mund të aplikoni drejtpërdrejt për një leje vendbanimi.
Cilat janë kërkesat?
Ofertë pune
Për të lëshuar një leje qëndrimi për qëllime punësimi fitimprurës, duhet të ketë një ofertë konkrete pune apo edhe një kontratë pune për punësim të kualifikuar. Kualifikimi duhet t'ju mundësojë të punoni, kështu që mund të punoni edhe në profesione të ngjashme, p.sh. një bukëpjekës mund të punojë edhe si pastiçer. Një ofertë e tillë pune mund të dëshmohet duke përdorur formularin “Deklarata e Marrëdhënies së Punës”.
Me ndryshimin të ligjit të Imigracionit të kuadrit të kualifikuar, nga nëntori 2023 mjafton që dikush që ka të paktën dy vjet shkollim dhe aftësim profesional të kryejë një aktivitet të kualifikuar, i cili jo domosdoshmërisht duhet të jetë më në profesionin që ka mësuar.
Miratimi i Agjencisë Federale të Punësimit
Në parim, Agjencia Federale duhet të miratojë punësimin. Por janë edhe disa përjashtime të cilët rregullohen në rregulloren e punësimit. Agjencia Federale kontrollon nëse kushtet e punës - p.sh. paga, orari i punës, rregulloret e kohës së pushimeve - janë të krahasueshme me ato të punonjësve vendas.Njohja e kualifikimit
Nëse shkollimi dhe aftësimi profesional nuk është kryer në Gjermani, duhet të përcaktohet njohja e kualifikimit të huaj për të marrë një leje qëndrimi (§18 Para. 2 Nr. 4).Nëse nuk ka dallime të rëndësishme në shkollimin dhe aftësimin profesional ose profilin e profesionit, përgjigjia e njohjes ose e ngjashmërisë do të konfirmojë njohje të plotë me profesionin e referues gjermane. Nëse vërtetohet “Njohje e pjesshme” sepse ka dallime të konsiderueshme, mund të aplikohet për një leje qëndrimi për të njohur kualifikimin profesional të huaj (nëpërmjet një mase të përshtatjes).Nga marsi 2024, shkollimi dhe aftësimi profesional në profesionet e deficitare nuk do të duhet të njihet më në Gjermani, nëse a) mund të dëshmohen të paktën dy vjet përvojë profesionale (në shtatë vitet e fundit), b) kualifikimi profesional njihet nga shteti në vendin e origjinës dhe c) një pagë minimale është e pranishme ose paguhet në përputhje me marrëveshjen kolektive (neni 19c Leje qënrimi ; § 6 i Rregullorja e re e Punësimit). Me kusht që dikush të ketë përfunduar të paktën dy vjet shkollim dhe aftësim profesional në vendin e tij të origjinës, i cili është afërsisht i krahasueshëm me shkollimin dhe aftësimin profesional gjerman - edhe nëse është pak më ndryshe - është më e lehtë të vish në Gjermani si punëtor i kualifikuar nëse ke përvojë pune.Licencë profesionale
Për profesionet e rregulluara (kjo përfshin kryesisht profesionet në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit, por edhe disa profesione teknike) kërkohet një licencë për ushtrimin e profesionit. Kjo do të jepet nëse vërtetohet njohja e kualifikimit.
Sigurimi i mjeteve të jetesës
Sigurimi i mjeteve të jetesës është një nga kërkesat e përgjithshme për një leje qëndrimi dhe për këtë arsye është gjithmonë e nevojshme, me disa përjashtime. Paga ose rroga e një kuadri të kualifikuar me shkollim dhe aftësim profesional i plotëson në parim këto kërkesa.
Sigurimi për pension
Për punëtorët e kualifikuar mbi 45 vjeç, duhet të ketë gjithashtu sigurim adekuat pensioni.
Pasaporta dhe identiteti i sqaruar
Për të lëshuar vizën dhe më vonë lejen e qëndrimit duhet të sqarohet identiteti i personit dhe duhet të ketë edhe pasaportë.
Nuk ka interes për dëbim
Nuk duhet të ketë asnjë arsye për dëbim, si për shembull kërcënim për sigurinë publike (p.sh. në rast krimi).
Asnjë ndalim i hyrjes apo qëndrimit
Nëse një person ka aplikuar ndonjherë për azil në Gjermani ose në një shtet tjetër të zonës Shengen, për shembull, ai nuk duhet të jetë dëbuar prej andej, pasi në këtë rast do të zbatohet një ndalim hyrje. Duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm pasi refuzohen personat nga të ashtuquajturat “vendet e sigurta të origjinës”, sepse atëherë bllokohen disa leje qëndrimi, edhe nëse personi ende nuk është deportuar. Nëse ka një ndalim hyrje, duhet të trajtohet si rast individual se si mund të shkurtohet kjo.
Hyrja me vizë e domosdoshme
Për t'u lëshuar një leje qëndrimi për punësim, është e nevojshme që personi të ketë hyrë në vend me një vizë përkatëse. Kjo vlen edhe për një qëndrim afatshkurtër, kjo është e mundur me vizë turistike apo edhe pa viza.
Rregullore të veçanta
Për disa grupe profesionesh, Agjencia Federale mund të japë gjithashtu miratimin e saj pavarësisht nga kualifikimet si kuadër i kualifikuar:









