Për kë vlen kjo rregullore?
Në Gjermani ka mbi 20,000 programe studimi, shumë programe studimi ndërkombëtare dhe tarifa të ulëta. Vitin e kaluar, pothuajse 14% e të gjithë studentëve ishin nga jashtë. Nëse dëshironi të studioni në Gjermani, mund të aplikoni për leje qëndrimi për qëllime të shkollimit dhe aftësimit profesional. Për ta bërë këtë, duhet të plotësoni disa kushte, të cilat shpjegohen më poshtë më në detaje.
Nëse përfundoni me sukses studimet, autoritetet e imigracionit mund t'ju zgjasin lejen e qëndrimit deri në 18 muaj për të kërkuar një punë ose ta shndërrojnë atë në një leje qëndrimi për kuadër akademikë.
Cilat janë kushtet?
Çertifikata e përfundimit të shkollës me kualifikim për pranim në universitet (Abitur)
Për të qenë e mundur për të studiuar në një universitet gjerman, ju duhet një çertifikatë e përfundimit të shkollës që ju kualifikon për studime universitare. Ju mund të përdorni bazën e të dhënave të pranimeve DAAD ose "anabin" për të parë nëse çertifikata juaj e përfundimit të shkollës është e mjaftueshme për hyrje të drejtpërdrejtë në universitet. Nëse jo, ju mund të merrni pjesë në një kolegj përgatitor si përgatitje dhe të bëni një test vlerësimi.
Pranimi në universitet
Për të lëshuar një leje qëndrimi për qëllime studimi, duhet të pranoheni në një universitet të njohur nga shteti. Në disa universitete, testi i aftësisë “TestAS” është një parakusht për pranim, por jo për të gjithë. Kjo ofron një procedurë testimi të standardizuar që mund të jetë e dobishme për të vlerësuar shanset e suksesit në studim.
Ju gjithashtu duhet të keni sigurim shëndetësor që është i vlefshëm në Gjermani.
Njohurit e gjuhës gjermane
Për të marrë një leje qëndrimi për qëllime studimi, duhet të vërtetohen “aftësitë gjuhësore në gjuhën e shkollimit dhe aftësimit”, përveç rasteve kur ato janë testuar tashmë me pranim në universitet. Për një departament studimi ndërkombëtar, p.sh, njohuritë e gjuhës angleze janë të mjaftueshme. Sidoqoftë, në shumicën e departamenteve, praktikohet për të mësuar gjuha gjermane; në këto raste, zakonisht duhet të demonstrohet njohuria e gjuhës gjermane në nivelin B2 ose C1. Kjo varet nga departamenti i studimit dhe universiteti. Leja e qëndrimit ju jep gjithashtu të drejtën për të ndjekur një kurs gjuhësor për t'u përgatitur për studimet, në mënyrë që të paraqitet edhe certifikata e nevojshme pas hyrjes në Gjermani.
Sigurimi i mjeteve të jetesës
Gjatë studimeve duhet të sigurohet sigurimi i jetesës përmes burimeve vetanake. Dëshmia e financave duhet të jetë e disponueshme gjatë parshtrimit të kërkesës për vizë. Ka mundësi të ndryshme për të financuar studimet: përmes burses, dëshmive të ardhurave dhe pasurisë së prindërve, një garancioni ose një lagari bankare të bllokuar. Kërkesa mujore për vitin 2023 është 934€, që është 11,208,236€ për një vit. Leja e qëndrimit ju jep gjithashtu të drejtën të punoni për 120 ditë ose 240 gjysmë ditë në vit, si dhe të bëni punë studentore me orar të pjesshëm.
Pasaporta dhe identiteti i sqaruar
Për të lëshuar vizën dhe më vonë lejen e qëndrimit duhet të sqarohet identiteti i personit dhe duhet të ketë edhe pasaportë.
Nuk ka interes për dëbim
Nuk duhet të ketë asnjë arsye për dëbim, si për shembull kërcënim për sigurinë publike (p.sh. në rast krimi).
Asnjë ndalim i hyrjes apo qëndrimit
Nëse një person ka aplikuar ndonjherë për azil në Gjermani ose në një shtet tjetër të zonës Shengen, për shembull, ai nuk duhet të jetë dëbuar prej andej, pasi në këtë rast do të zbatohet një ndalim hyrje. Duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm pasi refuzohen personat nga të ashtuquajturat “vendet e sigurta të origjinës”, sepse atëherë bllokohen disa leje qëndrimi, edhe nëse personi ende nuk është deportuar. Nëse ka një ndalim hyrje, duhet të trajtohet si rast individual se si mund të shkurtohet kjo.
Hyrja me vizë e domosdoshme
Për t'u lëshuar një leje qëndrimi për qëllime të shkollimit dhe aftësimit profesional, është e nevojshme që personi të ketë hyrë në vend me një vizë përkatëse. Kjo vlen edhe për një qëndrim afatshkurtër, kjo është e mundur me vizë turistike apo edhe pa viza.









