Të aplikuarit e saktë

 

Si duket një aplikacion i mirë?

A keni gjetur një shpallje pune që ju intereson? Dëshironi të aplikoni për të?
Këtu do të gjeni një përmbledhje të pikave kryesore më të rëndësishme të një aplikacioni në Gjermani.
 
Ka alternativa të ndryshme për të aplikuar: me email me një bashkëngjitje PDF, online, ose forma klasike me postë. Në varësi të mënyrës dhe vendit ku aplikoni, format e aplikimit sigurisht që do të ndryshojnë. Megjithatë, dy gjëra duhet të jenë gjithmonë të qarta nga dokumentet: pse e doni pikërisht këtë pozitë dhe çfarë kualifikimesh keni.
Të parën ju e shpejgoni në shkresën tuaj dhe/ose letrën e motivimit, dhe të dytën në CV-në tuaj. Nëse aplikoni me postë, mund të shtoni një fletë mbulesë.
Në letrën  motivuese, ju shpjegoni interesin tuaj të veçantë për ofertën e punës dhe shpjegoni pse jeni më i përshtatshmi për këtë pozicion. Gjithmonë duhet t'i kushtoni vëmendje drejtshkrimit të saktë dhe paraqitjes së duhur të faqes.
letrën tuaj motivuese duhet të shpjegoni shkurtimisht pse po aplikoni dhe të përshkruani interesin dhe pikat tuaja të forta. Përshtypja e parë është shumë e rëndësishme, ndaj duhet të formulohet sa më saktë që të jetë e mundur dhe të mos përbëhet vetëm nga fraza boshe. Letra motivuese është zakonisht një faqe e gjatë.
 

Biografia (Curriculum Vitae CV) është thelbi i aplikimit tuaj. Këtu renditni të dhënat tuaja personale në formën të tabelës (emri, adresa, të dhënat e kontaktit), seksionet e trajnimit tuaj, përvojës profesionale, praktikave dhe trajnimeve të mëtejshme (Cilat shkolla (kolegje) keni përfunduar? Cilat lëndë, çfarë notash? Për cilën kompani keni punuar? Cilat ishin aktivitetet tuaja atje?) si dhe njohurit gjuhësore dhe kompjuterike, aftësi dhe interesa të veçanta (Sa të mira janë këto njohuri? A bëni muzikë, sport në një klub etj.?). 
Periudhat e arsimimit dhe përvojës suaj të punës duhet të renditen në mënyrë kronologjike, me më të fundit në fillim. Një foto në CV nuk është e detyrueshme, por shpesh pritet. CV nuk duhet të jetë më shumë që faqe.
 
Ju lutemi dërgoni certifikatat dhe letrat e referencës në bashkëngjitje. Nëse nuk kërkohet ndryshe, mund të dërgoni një kopje të thjeshtë. Nëse dëftesat janë të shkruara në një gjuhë të ndryshme nga gjermanishtja ose anglishtja, mund të këshillohet që të bëhen përkthime. 

 


 

Çfarë është e rëndësishme në një intervistë?  

Nëse letra juaj e aplikimit ishte e mirë dhe ju keni hyrë në listën e ngushtë, do të ftoheni në një intervistë. Nëse ju gjendeni ende jashtë shtetit, intervista mund të mbahet edhe online. Në çdo rast, përgatitja e mirë është e rëndësishme. Ju duhet të tregoni se keni hulumtuar lidhur me kompaninë (p.sh. në faqen e internetit të kompanisë) në mënyrë që të jeni në gjendje të shpjegoni pse po aplikoni për këtë punë. Ju gjithashtu mund të mendoni paraprakisht se si dëshironi ta prezantoni veten dhe cilat janë pikat tuaja të forta dhe të dobëta, siç kërkohet shpesh. Ju gjithashtu mund të mendoni për pyetjet që dëshironi të bëni në fund (p.sh. pyetje në lidhje me aktivitetin e saktë, rreth stafit ose mundësinë për të punuar nga shtëpia). Veshja e duhur është e rëndësishme për intervistën. Çfarë është e përshtatshme varet nga vendi ku po aplikoni. Në kompanitë e mëdha, procesi i aplikimit mund të përfshijë gjithashtu një qendër vlerësimi në të cilën aplikantët ekzaminohen në një gamë të gjerë fushash.
Nëse punëdhënësi dhe punëmarrësi bien dakord, lidhet një kontratë pune me shkrim në të cilën bien dakord për kushtet e përgjithshme të punësimit.