Leje qëndrim për shkollim dhe aftësim profesional

 

Për kë vlen kjo rregullore?

Në Gjermani janë pothuajse 350 profesione me shkollim dhe aftësim profesional të njohura nga shteti.
Shkollimi dhe aftësimi profesional i kualifikuar zgjat të paktën 2 vjet. Shkollimi dhe aftësimi profesional nuk është i lidhur me një moshë të caktuar. Nëse dëshironi të përfundoni shollimin dhe aftësimin profesional, mund të aplikoni për leje qëndrimi për qëllim të shkollimit dhe aftësimit profesional. Për ta bërë këtë, duhet të plotësoni disa kushte, të cilat shpjegohen më poshtë më në detaje. Nëse e përfundoni me sukses shkollimin dhe aftësimin tuaj profesional, autoritetet e imigracionit mund të zgjasin lejen tuaj të qëndrimit për një vit për të kërkuar një punë ose ta shndërrojnë atë në një leje qëndrimi për punëtorë të kualifikuar me shkollim dhe aftësim profesional.
 

Cilat janë kushtet?

Quelle: HBethke

 

Vend për shkollim dhe aftësim profesional

Për të lëshuar një leje qëndrimi për qëllime të shkollimit dhe aftësimit profesional, duhet të ketë një kontratë për shkollim dhe aftësim profesional. Shkollimi dhe aftësimi profesional duhet të jetë i kualifikuar, pra të zgjasë të paktën 2 vjet dhe duhet të çojë në një kualifikim të njohur nga shteti. Ministria Federale e Punëve të Brendshme shkruan se arritjet e caktuara shkollore nuk janë kusht, por se vetë qendra e shkollimit dhe aftësimit profesional i  kontrollon nëse kursanti është i përshtatshëm.
 

Sigurimi i mjeteve të jetesës

Shkollimi dhe aftësimi profesional dual zakonisht paguhet, që do të thotë se ju mund të siguroni jetesën tuaj nga të ardhurat tuaja. Nëse praktikanti nuk jeton me prindërit e tij për arsye të ndryshme dhe merr një pagesë përkatësisht të ulët të shkollimit dhe aftësimit profesional, ata mund të aplikojnë gjithashtu për ndihmë federale për shkollim dhe aftësim profesional. Shuma varet nga faktorë të ndryshëm, por ndryshe nga BAföG, ajo nuk ka pse të paguhet. Është gjithashtu e mundshme që kompania p.sh të sigurojë një dhomë, në mënyrë që pagesa e shkollimit dhe aftësimit profesional të jetë e mjaftueshme. Përveç kësaj, punësimi shtesë që nuk ka të bëjë me shkollim dhe aftësim profesional mund të merret për maksimum 10 orë në javë.
 

Njohurit e gjuhës gjermane

Për të marrë një leje qëndrimi për qëllime të shkollimit dhe aftësimit profesional, duhet të jeni në gjendje të dëshmoni se keni njohuri të gjuhës gjermane në nivelin B1. Për shkollim dhe aftësim profesional në Infrmieri janë të nevojshme njohurit e gjuhës gjermane niveli B2. Megjithatë, aftësitë gjuhësore nuk duhet domosdoshmërisht të dëshmohen përpara lëshimit të vizës, pasi kjo leje qëndrimi ju jep gjithashtu të drejtën të ndiqni një kurs të gjuhës gjermane të lidhur me punën në përgatitje gjatë shkollimit dhe aftësimit profesional.
 

Miratimi i Agjencisë Federale të Punësimit

Si rregull, Agjencia Federale e Punësimit duhet jap pëlqimin përpara se të lëshohet një leje qëndrimi për shkollim dhe aftësim profesional. Nga njëra anë, ajo kontrollon nëse praktikanti punësohet me të njëjtat kushte si praktikantët gjermanë. Nga ana tjetër, ajo përdor të ashtuquajturin kontroll prioritar për të kontrolluar nëse një person tjetër – nga Gjermania apo BE-ja – ka të drejtë për këtë pozitë. Nëse asnjë person i nuk është i përshtatshëm për këtë pozitë, testi prioritar konsiderohet i kaluar.
 

Pasaporta dhe identiteti i sqaruar

Për të lëshuar vizën dhe më vonë lejen e qëndrimit duhet të sqarohet identiteti i personit dhe duhet të ketë edhe pasaportë.
 

Nuk ka interes për dëbim

Nuk duhet të ketë asnjë arsye për dëbim, si për shembull kërcënim për sigurinë publike (p.sh. në rast krimi).
 

Asnjë ndalim i hyrjes apo qëndrimit

Nëse një person ka aplikuar ndonjherë për azil në Gjermani ose në një shtet tjetër të zonës Shengen, për shembull, ai nuk duhet të jetë dëbuar prej andej, pasi në këtë rast do të zbatohet një ndalim hyrje. Duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm pasi refuzohen personat nga të ashtuquajturat “vendet e sigurta të origjinës”, sepse atëherë bllokohen disa leje qëndrimi, edhe nëse personi ende nuk është deportuar. Nëse ka një ndalim hyrje, duhet të trajtohet si rast individual se si mund të shkurtohet kjo.

Hyrja me vizë e domosdoshme

Për t'u lëshuar një leje qëndrimi për qëllime të shkollimit dhe aftësimit profesional, është e nevojshme që personi të ketë hyrë në vend me një vizë përkatëse. Kjo vlen edhe për një qëndrim afatshkurtër, kjo është e mundur me vizë turistike apo edhe pa viza