Leje qëndrim për kuadër të kualifikuar me formim akademik

 

Për kë vlen kjo rregllore?

Ligji për lele qëndrim (§18) e definon në parim migrimin e kuadrit të kualifikuar.
Kjo shërben për të "siguruar nevojën e tregut gjerman të punës me kuadër të kualifikuar" dhe bazohet në "kërkesat e Gjermanisë si një vend ekonomik dhe shkencor".
Nëse keni një diplomë gjermane, një diplomë universitare të njohur të huaj ose të krahasueshme, mund të aplikoni për një leje qëndrimi me qëllim punësimi ose një kartoni të kaltërt të BE-së si një kuadër i kualifikuar me formim akademik.
Njohurit e gjuhës gjermane nuk janë të domosdoshme në bazë të ligjit, por është të paktën e dobishme, nëse jo e nevojshme, gjatë kryerjes së punës dhe është pothuajse e domosdoshme për pjesëmarrje aktive në jetën shoqërore. Nëse mund të dëshmoni njohuritë B1 pas 4 vjetësh, mund të aplikoni drejtpërdrejt për një leje vendbanimi. Për mbajtësit e kartonit të kaltërt të BE-së, kjo periudhë shkurtohet në 21 muaj nëse mund të provoni njohuritë B1.

 

Cilat janë kushtet?

Quelle: HBethke

 

Kufijtë e pagave të cekura këtu vlejnë të gjithë për vitin 2023.

Ofertë pune

Për t'u lëshuar një leje qëndrimi për punësim fitimprurës, duhet të ketë një ofertë konkrete pune për punësim të kualifikuar. Kualifikimi duhet të mundësojë punësim, kështu që puna është e mundur edhe në një profesion të ngjajshëm si dhe në profesione që nuk kërkojnë diplomë universitare. Për Kartonin e kaltërt të BE-së, aktiviteti duhet të jetë i përshtatshëm me kualifikimin. Një ofertë e tillë pune mund të dëshmohet duke përdorur formularin “Deklarata e Marrëdhënies së Punës”.

Paga minimale
Kuadrot akademike që kanë punësim të kualifikuar në Gjermani mund të vijnë në Gjermani nëse mund të sigurojnë jetesën e tyre nga të ardhurat e tyre. Siguroni të ardhura më shumë Pragu i pagës që është paraqitur më poshtë , lëshohet leja e qëndrimit me Kartonin e kaltërt (BE). Nëse kufiri i pagës nuk arrihet, atëherë si leje qëndrimi mund ta keni sipas nenit 18b të ligjit të qëndrimit. Duhet bërë dallimi mes kuadrove që...
 
  • marrin një pagë bruto vjetore prej së paku 58,400 €. Ata e marrin kartonin e kaltërt të BE-së
  • marrin një pagë vjetore bruto prej së paku 45,552 € dhe punojnë në të ashtuquajturat profesione me mungesë (shkencëtarë, matematikanë, inxhinierë, mjekë ose specialistë të TI-së).Edhe ata e marrin kartonin e kaltërt të BE-së
  • arrijnë një pagë vjetore nën kufirin e pagës. Ata mund të marrin një leje qëndrim.
Paga prej së paku 48,1800 € ose pensioni përkatës duhet të dëshmohet gjithmonë nëse kuadri është më i vjetër se 45 vjet.
Miratimi i Agjencisë Federale të Punësimit
Edhe këtu është i rëndësishëm dallimi në bazë të kufirit të pagës.
 
  • Kuadrove të kualifikuar me formim akademik u lëshohet Kartoni I kaltërt i BE-së pa miratimin e Agjencisë Federale të Punës nëse arrijnë kufirin e pagës prej 58,400 €.
  • Kuadrot e kualifikuar nën këtë kufi kërkojnë miratim nga Agjencia Federale e Punësimit. Ajo kontrollon nëse kushtet e punës - p.sh. paga, orari i punës, rregulloret e kohës së pushimeve - janë të krahasueshme me ato të punonjësve vendas.
Vetëm për Akademikët
Përpara se të lëshohet një leje qëndrimi ose një Karton I kaltërt i BE-së, duhet të kontrollohet nëse personi është akademik.
Për ta bërë këtë, kontrollohet nëse është një diplomë universitare gjermane apo nëse diploma universitare e huaj njihet apo është e krahasueshme me një diplomë gjermane. Nuk bëhet fjalë për njohjen e kualifikimit profesional, pra nëse ka dallime të rëndësishme me kualifikimin përkatës gjerman. Pyetja e vetme është nëse është në të vërtetë një kualifikim akademik në një degë të studimeve të rregullta, të njohur, të paktën në nivelin bachelor. Për këtë ndihmon baza e të dhënave “anabin”. Nëse diplomat universitare janë të shënuara “H+”, diploma njihet. Nëse të paktën njëra nga të dyja shënohet "H+/-", një vlerësim individual i certifikatës mund të kërkohet nga Zyra Qendrore për Arsimin e Huaj (ZAB). Te ekspertet e IT-s është një përjashtim: Këtu mjaftojnë 3 vjet përvojë profesionale gjatë 7 viteve të fundit, por më pas kërkohen njohuri të gjuhës gjermane B1 dhe një pagë bruto minimale prej 52,560 €. 
Licencë profesionale
Për profesionet e rregulluara (p.sh. mjekë, avokatë ose inxhinierë) kërkohet një licencë për ushtrimin e profesionit. Kjo do të jepet nëse vërtetohet njohja e kualifikimit.
Këtu më pas kontrollohet nëse shkollimi i përfunduar ka ndonjë ndryshim domethënës me shkollimin gjerman. Mund të jenë të nevojshme masa përshtatëse ose një provim I licencës.
Sigurimi i mjeteve të jetesës
Sigurimi i mjeteve të jetesës është një nga kërkesat e përgjithshme për një leje qëndrimi dhe për këtë arsye është gjithmonë e nevojshme, me disa përjashtime. Paga e një kuadri të kualifikuar me formim akademikë i plotëson në parim këto kërkesa.

Pasaporta dhe identiteti i sqaruar

Për të lëshuar vizën dhe më vonë lejen e qëndrimit duhet të sqarohet identiteti i personit dhe duhet të ketë edhe pasaportë.

Nuk ka interes për dëbim

Nuk duhet të ketë asnjë arsye për dëbim, si për shembull kërcënim për sigurinë publike (p.sh. në rast krimi).

Asnjë ndalim i hyrjes apo qëndrimit

Nëse një person ka aplikuar ndonjherë për azil në Gjermani ose në një shtet tjetër të zonës Shengen, për shembull, ai nuk duhet të jetë dëbuar prej andej, pasi në këtë rast do të zbatohet një ndalim hyrje. Duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm pasi refuzohen personat nga të ashtuquajturat “vendet e sigurta të origjinës”, sepse atëherë bllokohen disa leje qëndrimi, edhe nëse personi ende nuk është deportuar. Nëse ka një ndalim hyrje, duhet të trajtohet si rast individual se si mund të shkurtohet kjo.

Hyrja me vizë e domosdoshme

Për t'u lëshuar një leje qëndrimi për punësim, është e nevojshme që personi të ketë hyrë në vend me një vizë përkatëse. Kjo vlen edhe për një qëndrim afatshkurtër, dhe është e mundur me vizë turistike apo edhe pa viza.

 
Aufenthalt für akademische Fachkräfte - Links
Die genauen Voraussetzungen und Möglichkeiten sind in den §§ 18 und 18b Aufenthaltsgesetz geregelt.
Weitere Informationen zu den Voraussetzungen für die Aufenthaltserlaubnis, die Blaue Karte EU und die Aufenthaltserlaubnis für IT-Spezialist*innen finden Sie auf www.make-it-in-germany.de.
Jobangebot
Das Formular für den Nachweis des Jobangebots finden Sie auf der Internetseite des BMI.
Mindestgehalt
In der Liste der Europäischen Kommission zu Berufsklassifikationen sind die Gruppen 21, 221 und 25 als sogenannte Engpassberufe eingestuft - für diese gilt die niedrigere Gehaltsgrenze.
Anerkennung der Qualifikation
Ob Ihr Abschluss anerkannt ist, können Sie in der Datenbank "anabin" überprüfen. Informationen zur Zeugnisbewertung finden Sie bei der Zentralstelle für ausländisches Bildungswesen.
Die Ausnahmeregelung für IT-Spezialist*innen finden Sie in § 6 der Beschäftigungsverordnung.
Berufsausübungserlaubnis
Bei "anabin" können Sie auch herausfinden, ob Ihr Beruf reglementiert ist. Eine Liste aller reglementierten Berufe finden Sie hier.
Weitere wichtige Regelungen zu den allgemeinen Erteilungsvoraussetzungen finden Sie in § 5 AufenthG und zu eventuell bestehenden Einreiseverboten in § 11 AufenthG.
Bitte beachten Sie:
Bitte beachten Sie, dass diese Informationen eine individuelle Beratung nicht ersetzen können. Bitte wenden Sie sich an die Projektmitarbeiter*innen und an die zuständigen Migrationsberatungsstellen. Die Beratung ist kostenlos. Weitere Infos zum Thema Migration - insbesondere ausführliche rechtliche Informationen - finden Sie hier
 
Sie haben nicht gefunden, was Sie suchen?
Hier finden Sie Informationen zum Thema Arbeit und Beruf sowie zur Anerkennung von Hochschulabschlüssen und beruflichen Abschlüssen